Danieli 9
1 Në vitin e parë të Darit, djalit të Ahasverit, nji pasardhës i medëve, që u caktu mbret mbi mbretninë e kaldeasve,
2 në vitin e parë të mbretnimit të tij, unë, Danieli, e kom kuptu pi librave sa vjet ka me mbetë Jerusalemi i shkretë, qysh u përmend në fjalën që Jehovai ia ka dhanë profetit Jeremia: 70 vjet.
3 Atëherë iu kom drejtu Jehovait, Zotit të vërtetë, edhe e kom lutë me krejt zemër. Kom nejtë pa hangër, kom veshë thes edhe kom qitë hi mbi veti.
4 I jom lutë Jehovait, Zotit tem, e kom pranu fajin edhe kom thanë: “O Jehova, ti je Zoti i vërtetë, i madh edhe që na shtin me pasë
shumë respekt për ty! Ti e mban besën që e ke dhanë edhe ju tregon dashni besnike krejt atyne që të dojnë edhe i mbajnë urdhnat e tu.
5 Na kemi ba mëkate, kemi vepru gabim, kemi ba keq edhe jemi çu kundër teje. Jemi largu pi urdhnave edhe vendimeve tua të drejta.
6 S’i kemi ngu shërbëtorët e tu, profetët, që kanë folë në emnin tand me mbretërit tonë, me prijësit tonë, me të parët tonë edhe me krejt popullin e vendit.
7 Ti, o Jehova, je i drejtë, po neve na vjen marre, qysh po na vjen edhe sot. Na, burrat e Judës, banorët e Jerusalemit edhe krejt Izraeli, qofshin afër a larg, në krejt vendet ku i ke shpërnda, se s’të kanë qëndru besnikë.
8 O Jehova, neve na vjen marre, neve, mbretërve tonë, prijësve tonë edhe të parëve tonë, se kemi ba mëkate kundër teje.
9 Jehovai, Zoti jonë, ka dhimt për neve edhe na fal, edhe pse na jemi çu kundër tij.
10 S’e kemi ngu zanin e Jehovait, Zotit tonë, edhe s’i kemi mbajtë ligjet që na i ka dhanë nëpërmjet shërbëtorëve të tij, profetëve.
11 Krejt Izraeli e ka shkelë ligjin tand edhe asht largu pi rrugës së drejtë, se s’e ka ngu zanin tand. Për qata ti e ke derdhë mbi neve mallkimin edhe betimin që asht shkru në ligjin e Moisiut, shërbëtorit të Zotit të vërtetë, se kemi ba mëkate kundër Zotit.
12 Aj i ka mbajtë fjalët që i ka thanë kundër neve edhe kundër sundimtarëve tonë, edhe ka sjellë nji fatkeqësi të madhe mbi neve. Nën krejt qiellin s’ka ndodhë kurrë diçka si ajo që ka ndodhë në Jerusalem.
13 Krejt kjo fatkeqësi na ka ra, qysh asht shkru në ligjin e Moisiut. E prapë na s’jemi mundu me e fitu mirësinë e Jehovait, Zotit tonë, tu u largu pi fajit tonë edhe tu e kuptu që ti je i besueshëm.
14 Për qata Jehovai ka nejtë vigjilent edhe e ka sjellë këtë fatkeqësi mbi neve, se Jehovai, Zoti jonë, asht i drejtë në krejt qka ban. Po na s’e kemi ngu zanin e tij.
15 E tash, o Jehova, Zoti jonë, ti që me dorën tande të fortë e ke nxjerrë popullin tand pi Egjiptit edhe e ke ba emnin tand të njohun deri në ditën e sotme, na kemi ba mëkate edhe kemi ba keq.
16 O Jehova, të lutna, qysh ke vepru gjithmonë me drejtësi, largoje hidhërimin edhe zemërimin tand pi qyteti yt, Jerusalemi, edhe pi mali yt i shenjtë. Se për shkak të mëkateve tona edhe fajeve të të parëve tonë, Jerusalemi edhe populli yt jonë ba për tallje te krejt ata që na rrethojnë.
17 E tash, o Zoti jonë, dëgjoje lutjen e shërbëtorit tand, po, lutjet e mia që po t’i baj me krejt zemër. O Jehova, për hir tand, bane fytyrën tande me shndritë mbi vendin tand të shenjtë, që ka mbetë shkretë.
18 O Zoti jem, ktheje veshin kah unë edhe dëgjo! Hapi sytë edhe shikoje gjendjen tonë të mjerume edhe qytetin që e mban emnin tand. Na s’po të lutemi se kemi ba vepra të drejta, po se ti ke shumë dhimt për neve.
19 O Jehova, të lutna, dëgjo! O Jehova, të lutna, falna! O Jehova, na kushto vëmendje edhe vepro! Për hir tand, o Zoti jem, mos u vono, se qyteti yt edhe populli yt e mbajnë emnin tand.”
20 Derisa unë hala po folsha edhe po lutesha, po i pranojsha mëkatet e mia edhe mëkatet e popullit tem, Izraelit, edhe po e lutsha Jehovain, Zotin tem, me na tregu mirësi për malin e shenjtë të Zotit tem,
21 po, derisa hala po e bajsha lutjen, ka ardhë te unë burri Gabriel, që e kom pa ma përpara në vegim. Aj ka ardhë te unë kur jom lodhë krejt. U konë koha kur jepej kurbani i mbramjes.
22 Aj më ka ndihmu me kuptu, tu më thanë:
“O Daniel, tash kom ardhë me të dhanë mendje edhe kuptim.
23 Sapo ke nisë me u lutë me krejt zemër, unë e kom marrë nji porosi edhe kom ardhë me ta tregu, se ti je njeri shumë i çmueshëm. Për qata, kushtoji vëmendje kësaj pune edhe mundohu me e kuptu vegimin.
24 Për popullin tand edhe qytetin tand të shenjtë jonë caktu 70 javë, me i dhanë fund shkeljes së ligjit, me i dhanë fund mëkatit, me i shly fajet, me sjellë drejtësi që ka me zgjatë përgjithmonë, me e vulosë vegimin edhe profecinë, edhe me e ly me vaj atë që asht ma e shenjta.
25 Dije edhe kuptoje që pi kohës kur del urdhni me e kthy Jerusalemin në gjendjen e ma përparshme edhe me e ndërtu prapë, deri te Mesia, Udhëheqësi, kanë me kalu 7 javë edhe 62 javë të tjera. Qyteti ka me u ndreqë edhe me u ndërtu prapë, me shesh publik edhe me hendek, po në kohë të vështira.
26 E mas 62 javëve, Mesia ka me u vra edhe s’ka me pasë kurgja për veti. Populli i nji udhëheqësi që ka me ardhë, ka me e shkatërru qytetin
edhe vendin e shenjtë. Fundi ka me ardhë me nji vërshim të madh uji, edhe deri në fund ka me pasë luftë. Asht vendosë që ka me pasë shkretime.
27 Aj ka me e mbajtë besëlidhjen në fuqi për shumë veta për nji javë. Në gjysë të javës, aj ka me i nalë kurbanet edhe dhuratat që jepen si kurban. E në
krahun e gjanave të neveritshme ka me konë aj që shkakton shkretim. Edhe deri në shfarosje, ajo që asht vendosë ka me u derdhë mbi atë që ka mbetë i shkretum.”