Psalmi 4
1 Përgjigjmu kur të thërras, o Zoti jem i drejtë!
Ma qit nji rrugëdalje kur jom n'hall.
Më kqyr me mirësi edhe ma ngo lutjen.
2 O ju bij t'njerzve, deri kur keni me ma kthy nderin në turp? Deri
kur keni me i dashtë senet e kota edhe me i kërku rrenat? Sela
3 Dijeni nji sen: Jehovai e trajton në mënyrë të veçantë atë që
i rrin besnik. Kur ta thërras Jehovain, aj ka me m'ngu.
4 Zemërohuni, ama mos boni gjynah. Kur t'jeni n'shtrat, folni
me veten në zemrën tuej edhe rrini qetë. Sela
5 Jepni kurbane të drejta edhe
kini besim te Jehovai.
6 Shumë po pyesin:
„Kush ka me na kallxu diçka të mirë?“ O Jehova, le të shndritë ftyra jote përmbi neve.
7 Ti ma ke mbushë zemrën me ma shumë gëzim sesa kanë
ata që korrin grunë e mbledhin venë të re me bollëk.
8 Kom me u shtri edhe kom me flejtë në paqe, se
veç ti, o Jehova, më bon me jetu i sigurt.