Fjalët të urta 2

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 O biri jem, nëse i pranon fjalët e mia
edhe i run urdhnat e mi si nji thesar,

2 tu e dëgju me kujdes mençurinë edhe
tu ia kthy zemrën aftësisë me dallu,

3 e nëse thërret për me kuptu edhe thërret
me za t'naltë për me ditë me dallu,

4 nëse vazhdon me e lypë si argjendin edhe
gërmon vazhdimisht për të si për thesare t'fshehuna,

5 atëherë ke me e kuptu qka domethanë me pasë frikë
e respekt për Jehovain, edhe ke me e njoft Zotin.

6 Se Jehovai asht aj që jep mençuri.
Pi gojës së tij dalin njohunia edhe aftësia me dallu.

7 Për njerëzit e drejtë aj e run mençurinë që u hyn n'punë.
Për ata që ecin drejt e pa hile, aj asht si mburojë.

8 Aj i ruan rrugët e drejtësisë edhe e
mbron rrugën e atyne që i rrinë besnikë.

9 Atëherë ke me e kuptu qka asht e mirë, e drejtë edhe
e ndershme, krejt ato që e bojnë rrugën e jetës t'mirë.

10 Kur mençuria t'hyn n'zemër edhe
njohunia ta gëzon shpirtin,

11 atëherë aftësia me mendu ka me u kujdesë për
ty, edhe aftësia me dallu ka me t'mbrojtë,

12 që me t'rujtë pi rrugës së keqe,
pi njeriut që flet gjana t'shtrembta,

13 pi atyne që i lënë rrugët e
drejta, për me ecë n'rrugët e errësinës,

14 pi atyne që gëzohen kur bojnë punë t'këqija,
që kënaqen me gjanat e mbrapshta e t'këqija,

15 që ecin n'rrugë t'shtrembta, e krejt rruga e
jetës së tyne i çon n'rrugë t'gabume.

16 Kjo ka me t'mbrojtë pi grusë së prishun,
pi fjalëve t'ëmbla të grusë së pamoralshme,

17 që e len shokun e ngushtë t'rinisë së
vet edhe e harron besëlidhjen e Zotit t'vet.

18 Se shpia e saj fundoset n'vdekje, e rrugët e
saj t'çojnë te ata që jonë pa fuqi n'vdekje.

19 Kërkush që lidhet me të s'ka me u kthy,
as s'ka me i gjetë prap rrugët e jetës.

20 Prandaj, ec n'rrugën e njerëzve t'mirë
edhe rri n'rrugët e të drejtëve,

21 se veç njerëzit e ndershëm kanë me jetu n' tokë, edhe
ata që s'kanë bo kurrfarë t'keqeje kanë me mbetë aty.

22 E t'këqijtë kanë me u hjekë pi tokës, e ata
që s'jonë besnikë kanë me u shkulë pi saj.