Predikuesi 6

Aus bibla-popullore.org
Version vom 24. Oktober 2026, 20:33 Uhr von BiblaPopulloreBot1337 (Diskussion | Beiträge)
(Unterschied) ← Nächstältere Version | Aktuelle Version (Unterschied) | Nächstjüngere Version → (Unterschied)
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Edhe nji sen t’randë e kom pa nën diell, e ky sen ndodh shpesh te njerzt:

2 Zoti i vërtetë ia jep nji njeriu pasuninë, mallin e namën, sa që s’i mungon kurgjo pi asaj që e don. Po Zoti i vërtetë s’ia jep mundësinë me i gëzu krejt ato, kurse nji i huj munet me i gëzu. Kjo asht krejt kot e sjell shumë vuajtje.

3 Edhe nëse nji burrë bohet babë 100 herë, jeton shumë vjet e arrin pleqni t’thellë, po s’i gëzon t’mirat që i ka para se me shku n’vorr, atëherë po thom që nji fmi i lindun pa jetë e ka ma mirë se aj.

4 Se aj fmi ka ardh kot e ka shku n’terr, e emri i tij ka mbet i mshefun n’terr.

5 Edhe pse s’e ka pa kurrë diellin e s’ka ditë kurgjo, prapë e ka ma mirë se aj.

6 Qka i vyn njerit me jetu dy herë nga 1000 vjet, po mos me pas kurrfarë gëzimi? A nuk shkojnë krejt n’t’njejtin ven?

7 Krejt puna e randë që e ban njeri asht me e mush gojën, po uria s’i shuhet kurrë.

8 Qka ka ma shumë i mençmi se aj që s’ka mend? Qka fiton i vorfni që din qysh me ia dalë me jetu?

9 Ma mirë me i gëzu senet që i sheh me sy, sesa me vrapu mas dëshirave t’veta. Edhe kjo asht kot – si me u mundu me e zanë erën.

10 Qkado që ka ardh, veç e ka pas emnin e vet. Edhe dihet qysh asht njeri. Aj s’munet me u mat me at që asht ma i fortë se aj.

11 Sa ma shumë fjalë, aq ma shumë sene t’kota. E qka fiton njeri pi tyne?

12 Kush e din qka asht ma e mira që nji njeri munet me bo gjatë atyne pak ditëve t’jetës së tij t’kotë, që i kalon si hije? Se kush munet me i tregu njerit qka ka me ndodh nën diell mas tij?