Psalmi 14
1 T’pamençmit thojnë me veti: “S’ka Jehova.”
Punët e tyne jonë t’prishuna,
e sjelljet e tyne jonë t’neveritshme.
S’ka asnji që bon mirë.
2 Po Jehovai i kqyr njerëzit pi qiellit,
me pa a ka najkush që kupton,
a ka najkush që e lyp Jehovën.
3 Krejt jonë largu, krejt
jonë ba t’prishun njisoj.
S’ka asnji që bon
mirë, as edhe nji.
4 A s’ka mend asnji pi atyne që bojnë keq?
Ata e hanë popullin tem sikur me konë bukë.
Jehovën nuk e thërrasin.
5 Ka me i kapë nji frikë e madhe, se Jehovai
asht me brezin e atij që asht i drejtë.
6 Ju doni me ia prishë planet atij që
asht n’hall, po Jehovai asht streha e tij.
7 Ah, veç me ardhë shpëtimi për Izraelin pi Sionit!
Kur Jehovai ka me e kthy popullin e vet pi robnia, sa ka me u gëzu Jakobi!
Krejt Izraeli le t’gëzohet!