Predikuesi 12

Aus bibla-popullore.org
Version vom 24. Oktober 2026, 20:33 Uhr von BiblaPopulloreBot1337 (Diskussion | Beiträge)
(Unterschied) ← Nächstältere Version | Aktuelle Version (Unterschied) | Nächstjüngere Version → (Unterschied)
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Pra, kujtoje Krijuesin tand të madh sa je i ri, para se me ardhë ditët e vështira e vitet për të cilat ke me thanë: «Këto vite s’po m’pëlqejnë hiç»,

2 para se me u errësu dielli, drita, hana e yjet, edhe para se retë me u kthy prapë mas shiut,

3 atë ditë kur ata që e rujnë shpinë kanë me fillu me u dridhë, burrat e fortë kanë me u kërrusë, e gratë që bluajnë kanë me e nalë punën, se kanë mbetë veç pak pi tyne. Edhe zonjave që kqyrin pi dritareve ka me ju dukë krejt terr,

4 kur dyert kah rruga kanë me u mshelë, kur zani i mullinit që bluan ka me u ndi ma pak, kur njeriu ka me u çu me zanin e nji zogu, e kur krejt bijat e kangës kanë me u ndi me za t’ulët.

5 Njeriu ka me u tutë edhe pi naltësisë, e në rrugë kanë me e pritë sene që e frikësojnë. Druni i bajames ka me çelë lule, karkaleci mezi ka me u zvarritë, e kokrra e kaparit ka me plasë, se njeriu asht tuj shku te shpia e vet e përhershme, e ata që vajtojnë kanë me ecë nëpër rrugë.

6 Para se me u hjekë litari i argjendtë e me u ba copë kupa e artë, para se me u thy shtamba te burimi e me u copëtu rrota që nxjerr ujë pi sternës.

7 Atëherë pluhni ka me u kthy në dhe, qysh u konë ma herët, e fryma ka me u kthy te Zoti i vërtetë, që e ka dhanë.

8 «Krejt kot, ma kot s’ka!», thotë Mbledhësi. «Krejt asht kot!»

9 Mbledhësi jo veç që u bo i mençëm, po aj vazhdimisht ia ka mësu popullit ato qka i ka ditë. Aj ka menu mirë, ka hulumtu me kujdes e ka mbledhë shumë fjalë t’urta.

10 Mbledhësi ka ba çmos me gjetë fjalë që tingëllojnë bukur edhe me i shkru saktë fjalët e së vërtetës.

11 Fjalët e njerëzve t’mençëm jonë si shkopat me maje që përdoren për me i shty qetë, e fjalët e tyne t’urta, të mbledhuna bashkë, jonë si gozhda t’nguluna fort. Krejt këto i ka dhanë nji bari i vetëm.

12 Po për krejt qka shkon përtej këtyne, biri jem, ki kujdes: Me shkru shumë libra s’ka me pasë fund kurrë, e me u marrë tepër me ta ta lodh trupin.

13 Mas krejt asaj që e kemi ni, përfundimi asht ky: Kije tutën e respektin për Zotin e vërtetë edhe mbaji urdhnat e tij, se kjo asht krejt detyra e njeriut.

14 Se Zoti i vërtetë ka me e gjyku çdo vepër, edhe krejt qka asht e msheftë, për me vendosë a asht e mirë a e keqe.