Hosea 8
1 „Vene brinin te goja! Po vjen nji si shqiponjë
kundër shpisë së Jehovait, se ata e kanë shkel
besëlidhjen teme edhe kanë bo gjynah kundër ligjit tem.
2 Ata po m'thirrin: ‘O Zoti jem, na, Izraeli, të njohim ty!’
3 Izraeli e ka refuzu t'mirën.
Nji armik le ta ndjekë.
4 Ata kanë caktu mbretna, po jo me lejen teme.
Kanë caktu prijësa, po unë s'i kom pranu.
Me argjendin edhe arin e vet kanë bo idhuj,
e kjo ka me i çu në shkatërrim.
5 Viçi yt u refuzu, Samari.
Zemërimi jem asht ndezë kundër tyne.
Deri kur s'kanë me mujt me konë t'pafajshëm?
6 Se ky viç vjen pi Izraelit.
Nji mjeshtër e ka bo, e ai s'asht Zot.
Viçi i Samarisë ka me u bo copa-copa.
7 Se ata po mbjellin erë, e
furtunë kanë me korrë. Asnji kërcell
s'qet drithë t'pjekun. Qkado që mbin,
s'qet miell. E edhe nëse del
diçka, t'hujt kanë me e përpi.
8 Izraeli ka me u përpi. Tash, në
mesin e popujve, ka me u bo
si nji enë që kërkush s'e don.
9 Se ata kanë hyp kah Asiria, si nji gomar i egër që rrin vetë.
Efraimi ka mbledh dashnorë për veti.
10 Edhe nëse ata mbledhin dashnorë në mesin e popujve, unë tash
kam me i mbledh krejt bashkë. Masanej kanë me hjek
keq pi barrës që mbreti edhe prijësat kanë me ua ngarku.
11 Se Efraimi ka bo gjithnjë e ma shumë altarë për me bo gjynah.
E ata altarë u bonë për të vende ku bon gjynah.
12 Unë ia kom shkru shumë sene si ligj,
po aj i ka pa si diçka t'huej.
13 Ata m'ofrojnë kurbane edhe e hanë mishin.
Po Jehovait s'i pëlqen kjo.
Tash aj ka me i kujtu shkeljet e tyne edhe ka me i dënu për gjynahet e tyne.
Ata jonë kthy kah Egjipti.
14 Izraeli e ka harru Atë që e ka kriju edhe ka ndërtu
tempuj, e Juda ka bo gjithnjë e ma shumë qytete me
mure t'forta. Po unë kam me çu zjarr në qytetet e tij,
e ai zjarr ka me i përpi kullat e secilit qytet.“