Letra e parë e Samuelit 5
1 Masanej, kur filistinët e kanë marrë arkën e besëlidhjes së Zotit të vërtetë, e kanë çu pi Eben-Ezerit në Ashdod.
2 Filistinët e kanë marrë arkën e besëlidhjes së Zotit të vërtetë, e kanë shti në tempullin e Dagonit edhe e kanë vnu ngat Dagonit.
3 Kur banorët e Ashdodit janë çu herët në mëngjes të nesërmen, e kanë pa Dagonin të rrëzum me ftyrë për tokë, përpara arkës së besëlidhjes së Jehovait. Atëherë e kanë marrë edhe e kanë vnu apet në vendin e vet.
4 Po kur janë çu herët në mëngjes ditën tjetër, Dagoni u konë apet i rrëzum me ftyrë për tokë, përpara arkës së besëlidhjes së Jehovait. Kryt e Dagonit edhe të dy durt e tij u konë të këputuna edhe rrishin te pragu i derës. Veç pjesa e peshkut i kish metë e paprishun.
5 Për qata, deri në ditën e sotme, priftat e Dagonit edhe krejt ata që shkojnë në tempullin e Dagonit në Ashdod, nuk shkelin mbi qat prag të derës.
6 Dora e Jehovait ka ra shumë randë mbi banorët e Ashdodit. Aj i ka godit me hemorroide edhe i ka shkatërru banorët e Ashdodit e të krejt vendeve përreth.
7 Kur burrat e Ashdodit e kanë kuptu qka po ndodh, kanë thanë: “Arka e besëlidhjes së Zotit të Izraelit duhet me u largu pi këtu! Se aj na ka godit shumë randë neve edhe zotin tonë Dagon.”
8 Atëherë i kanë thirr krejt prijësit e filistinëve edhe i kanë vetë: “Qka me bo me arkën e besëlidhjes së Zotit të Izraelit?” Ata janë përgjigj: “Arka e besëlidhjes së Zotit të Izraelit le të çohet në Gat.” Edhe qashtu e kanë çu atje.
9 Masi arka ka mbrri atje, Jehova e ka ngrit dorën kundër qytetit edhe ka shkaktu nji panik shumë të madh. Aj i ka ndëshku banorët e qytetit, pi të voglit deri te i madhi, edhe krejt ju kanë dalë hemorroide.
10 Për qata, e kanë çu arkën e besëlidhjes së Zotit të vërtetë në Ekron. Po sapo ka mbrri arka atje, banorët e Ekronit kanë nis me bërtit: “E kanë pru arkën e besëlidhjes së Zotit të Izraelit këtu, me na myt neve edhe popullin tonë!”
11 Atëherë i kanë thirr krejt prijësit e filistinëve edhe ju kanë thanë: “Largojeni arkën e besëlidhjes së Zotit të Izraelit! Kthejeni apet në vendin e vet, se përndryshe kanë me na myt neve edhe popullin tonë.” Në krejt qytetin i ka kap nji tutë e madhe pi dekës, se dora e Zotit të vërtetë ka ra shumë randë mbi ta.
12 E ata që s’kanë dekë, kanë hjek shumë pi hemorroideve. Britmat e banorëve të qytetit për ndihmë kanë shku deri në qiell.