Ezekiel 2
1 Aj më ka thanë: “O bir i njerit, çohu në kambë, se du me folë me ty.”
2 Derisa aj po folke me mu, fryma m'ka hy mrena edhe më ka çu në kambë, kështu që mujta me e ngu atë që po folke me mu.
3 Aj vazhdoi me më thanë: “O bir i njerit, unë po të çoj te populli i Izraelit, te popujt kryengritës që janë çu kundër meje. Ata edhe të parët e tyne kanë bo gjynahe kundër meje deri në ditën e sotme.
4 Po të çoj te bijtë që jonë kryeneçë edhe zemërfortë. Ti ke me ju thanë: ‘Kto jonë fjalët e Zotnisë Sovran Jehova.’
5 E a kanë me të ngu a jo, se ata jonë popull kryengritës, kanë me e ditë me siguri që nji pejgamer u konë në mesin e tyne.
6 Po ti, o bir i njerit, mos u tut pi tyne edhe mos u tut pi fjalëve të tyne, edhe nëse je i rrethum me shkurre me gjemba e me therra, edhe jeton mes akrepave. Mos u tut pi fjalëve të tyne edhe mos lejo me të frikësu ftyrat e tyne, se ata jonë popull kryengritës.
7 Ti duhet me jau kallxu fjalët e mia, a të ngojnë a jo, se ata jonë popull kryengritës.
8 Po ti, o bir i njerit, nguje qka po të thom. Mos u bo kryengritës si ky popull kryengritës. Çele gojën edhe haje qka po ta jap.”
9 Kur kom kqyrë, e kom pa para meje nji dorë të shtrime, që e majke nji rrotull libri me shkrim.
10 Aj e ka hapë para meje, edhe rrotulla u konë e shkrume në të dy anët, përpara edhe mbrapa, me kangë vajtimi, gjamë edhe britma pikëllimi.