Kangë t'shejta 19

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Qielli e shpall lavdinë e Zotit, qielli
i lavdëron punët e durve t'tij.

2 Ditë mas dite, aj nxjerr fjalë pa nalë,
edhe natë mas nate, aj zbulon dituni –

3 pa t'folme, pa fjalë,
s'nihet kurrfarë zani.

4 E prapë, zani i tij shkon n'krejt botën,
mesazhi i tij deri n'fund t'tokës ku jetojnë njerëzit.
N'qiell, Zoti ia ka ngrehë diellit nji çadër.

5 Aj asht si nji dhëndër që del pi dhomës së dasmës.
Gëzohet si nji burrë i fortë që vrapon n'rrugën e vet.

6 Del n'njërin skaj t'qiellit, e bon rrethin
e vet deri n'skajin tjetër, edhe kurgjo
s'munet me i ikë nxehtësisë së tij.

7 Ligji i Jehovës asht i përsosun, ta kthen fuqinë.
Përkujtimi që vjen pi Jehovës asht i besueshëm, i bon t'mençëm ata që s'kanë përvojë.

8 Urdhnat e Jehovës jonë t'drejtë, e gëzojnë zemrën.
Ajo që urdhnon Jehova asht e pastër, t'i ndriçon sytë.

9 Respekti i thellë për Jehovën asht i pastër, mbetet përgjithmonë.
Gjykimet e Jehovës jonë t'vërteta, krejt jonë t'drejta.

10 Ato jonë ma t'dëshirueshme se ari, se shumë ar i pastër,
edhe ma t'ëmbla se mjalta, se mjalta që pikon pi hojeve.

11 Me to, shërbëtori yt paralajmërohet.
Me iu përmbajtë atyne sjell shpërblim t'madh.

12 Kush munet me i dallu gabimet e veta?
M'shpall pa faj për mëkatet që s'e di që i kom bo.

13 Ruje shërbëtorin tand mos me bo punë
me mendjemadhësi, mos i le ato
me m'sundu. Atëherë kam me konë pa
faj, i lirë pi mëkateve t'randa.

14 Le t'jenë t'kandshme për ty fjalët e gojës tem edhe mendimet
e thella t'zemrës tem, o Jehova, shkambi jem edhe Shpenguesi jem.