Zanafilla 3
⚠️ KUJDES: Ky kapitull osht tu u përkthy. Mundet me pasë gabime. ⚠️
1 Gjarpri u kan me menje mashtruse dinake se krejt shtazët e egra të tokës që i kish bo Jehovaj Zoti. Ai i tha grus: „A ka thonë Zoti që s’guxoni me hangër prej asnji druni në kopsht?“ 2 Gruja iu kthy gjarprit e i tha: „Na mujna me hanger fruta ose pemë prej drujve të kopshtit. 3 Veç për frutat e drunit që osht midis kopshtit Zoti ka thonë: ‘Mos hani prej atij, as mos e prekni, se keni me dek përnime.’“ 4 Atëherë gjarpri i tha grus: „Jo bre, ju nuk keni me dek. 5 Zoti e din që ditën që hani prej atij druni kan me ju çel syt,dhe keni me u bo si Zoti, se keni me dit qysh osht e mira dhe e keqja.“
6 Gruja e pa që druni i kish frutat e mira për me hangër, i dokshin të mira për sy, edhe iu duk se prej atij druni mundesh me u bo ma i meçum.E mori pak prej frytit të tij dhe e hëngri. Kur erdh edhe burri i saj ngat, ajo ja dha edhe atij prej frytit, dhe ai hëngri. 7 Atëherë të dyve ju çelen syt edhe kuptun që ishin të zveshur ose patrsha. Përqato i kepën fletat e fikut bashkë edhe i bonën përparsa me u mbulu në belin trupin.
8 Ma vonë njeriu edhe gruaja e tij e ndijnë zërin e Jehovajt Zotit tu ec në kopsht, n’kohën kur fryn nji erë e lehtë. Atëherë u mshefen prej Jehovajt Zotit mes drujve t’kopshtit. 9 Po Jehovaj Zoti e thirri njerin: „Ku je ti?“ 10 Ai tha: „E nijta zërin tand n’kopsht, u tut se jam i zhveshun, edhe u mshefa.“ 11 Ai i tha: „Kush t’ka kallxu që je i zhveshun? A je ka han prej atij druni që t’kom thanë mos me hangër?“ 12 Njeriu tha: „Gruja që ma dhe me nejt me mu, ajo m’ka dhon fruta prej drunit, edhe hëngra.“ 13 Atëherë Jehovaj Zoti e vet grun: „Qka ke bo kshtu?“ Gruja tha: „Gjarpri m’ka mashtru, edhe hëngra.“
14 Atëherë Jehovaj Zoti i tha gjarprit: „Pse e ke bo ket punë, ti je i mallkum ma shumë se krejt kafshët e shpijës edhe ma shumë se krejt shtazët e egra t’tokës. Ka me u zvarrit me bark, edhe pluhur ke me hangër krejt ditët e jetës tande. 15 Unë ka me shti armiqsi mes teje edhe grues, mes farës tande edhe farës së saj. Ai ka me ta shkel kryet, e ti ka me ja kafshu thembrën.“
16 Gruës i tha: „Ka me ta shtu shumë dhimbjen e shtatzanis; me dhimbje të mdhaja ke me i lind fmit. Ka me ta pasë mendjen te burri yt, e ai ka me sundu mbi ty.“
17 Edhe Adamit i tha: „Se i ki ni fjalët e grus edhe ke hangër prej drunit për të cilin t’kom thonë: ‘Mos ha prej tij’, toka për fajin tand osht e mallkume. Tan jetën ke me u lodh tu punu për me hangër prej saj. 18 Ajo ka me nxjerr ferra e gjemba për ty, edhe ti ka me i hangër bimët e fushës. 19 Me djersë t’ballit ke me e hangër bukën, derisa t’kthehesh prap n’tokë, prej ka je marrë. Se pluhur je edhe n’pluhur ke me u kthy.“
20 Masanej Adami grus së vet i vnoi emnin Evë, se ajo u ba nana e krejt atyne që jetojnë. 21 Edhe Jehovaj Zoti i bani Adamit edhe grus së tij rroba t’gjata prej lekure edhe i veshi me to.
22 Pastaj Jehovaj Zoti tha: „Qe, njeriu u bo si njoni prej nesh, se po din t’mirën edhe t’keqen. Veç mos po zgjat dorën tash edhe me marrë fruta prej drunit t’jetës, me hangër edhe me jetu për gjithmonë...“ 23 Prandaj Jehovaj Zoti e nxorri prej kopshtit t’Edenit, që me punu token prej ka ish marrë. 24 Kshtu e qiti njerin jasht, edhe n’anën e lindjes t’kopshtit t’Edenit i vnoi kerubinë edhe nji shpate të ndezun që sillët gjithkah, për me rujt rrugën te druni i jetës.