Isaia 6
1 N’vitin kur ka vdek mbreti Uzija, e kom pa Jehovain ulun n’nji fron të naltë e madhështor, edhe fundi i petkut të tij e ka mbush krejt tempullin.
2 Mbi të rrishin serafinët, e secili i ka pasë nga gjashtë krahë. Me dy krahë secili e ka mbulu ftyrën, me dy i ka mbulu kambët, e me dy ka fluturu.
3 Edhe njoni i thirrke tjetrit:
“I shenjtë, i shenjtë, i shenjtë asht Jehovai, Zoti i ushtrive.
Krejt toka asht e mbushun me lavdinë e tij.”
4 Shtyllat e derës u dridhën pi britmës së fortë, edhe shpija u mbush me tym.
5 “Mjerë unë!”, thashë. “Jom gati i vdekun, se
jom nji njeri me buzë të papastra edhe
jetoj n’mes të nji populli me buzë
të papastra, e me sytë e mi e
kom pa vetë Mbretin, Jehovain, Zotin e ushtrive!”
6 Masanej njoni pi serafinëve ka fluturu drejt meje, edhe n’dorë e ka pasë nji gacë të ndezun, që e ka marrë pi altarit me mashë.
7 Aj m’i ka prek buzët me të edhe ka thanë:
“Qe!
Kjo t’i ka prek buzët.
Faji yt asht hjek, edhe gjynahi yt asht shly.”
8 Masanej e kom dëgju zanin e Jehovait tu thanë: “Kë me e çu, edhe kush ka me shku për neve?” Atëherë i thashë: “Qe ku jom! Më ço mu!”
9 Aj m’u përgjigj: “Shko e
thuji këtij populli: ‘Keni me
dëgju vazhdimisht, po s’keni me
kuptu. Keni me pa vazhdimisht,
po s’keni me marrë vesh.
10 Boja zemrën e këtij populli të
pandjeshme, mbylljau veshët edhe ngjitjau sytë,
që mos me pa me sytë
e tyne, e mos me ni me
veshët e tyne, që mos me
kuptu me zemër e mos me
u kthy e me u shëru.”
11 Atëherë e veta: “Deri kur, o Jehova?” Aj m’u përgjigj:
“Derisa qytetet të bohen grumbuj rrënojash e mos me banu
ma kush n’to, edhe shpitë me mbet pa njerëz,
edhe vendi me u shkretu e me mbet i boshatisun,
12 derisa Jehovai t’i largojë njerëzit shumë larg, edhe vendi
me u shkretu në masë shumë të madhe.
13 Ama edhe nji e dhjeta ka me mbet aty, e edhe ajo ka me u kallë prapë, si nji pemë e madhe edhe nji lis, që kur i presin, u mbetet cungu. Ai cung ka me konë nji farë e shenjtë.”