Kangë t'shejta 26
1 Ti m'gjyko, o Jehova, se unë kom ecë rrugës t'ndershmërisë.
Te Jehovai kom pasë besim t'palëkundun.
2 M'kontrollo, o Jehova, e m've në provë.
M'i pastro mendimet ma t'thella edhe zemrën.
3 Se dashninë tane besnike e kom gjithmonë para
syve, e po eci rrugës t'së vërtetës tane.
4 S'rri me njerëz mashtrues.
U iki atyne që e mshefin kush jonë n' të vërtetë.
5 S'e du shoqninë e njerëzve t'këqij.
S'pranoj me nejtë bashkë me t'ligjtë.
6 Kom me i la durt e mia si njeri pa
faj, e kom me ecë rreth altarit tand, o Jehova,
7 që me u ni falënderimet e mia, e
me tregu për krejt veprat e tua t'mrekullueshme.
8 O Jehova, e du shpinë ku banon
ti, vendin ku rrin lavdia jote.
9 Mos m'zhduk bashkë me mëkatarët, mos ma
zhduk jetën bashkë me njerëzit e dhunshëm,
10 që i kanë durt e përzime n'punë pa pikë turpi,
e dorën e djathtë e kanë plot me ryshfet.
11 Po unë kom me ecë rrugës t'ndershmërisë.
M'çliro e ma jep pëlqimin tand.
12 Kamba jem asht n'nji vend t'rrafshët.
N'mbledhjen e madhe kom me e lavdëru Jehovën.