Isaia 65
1 I kam lan mem lyp ata që kurr s’kanë vet për mu.
I kam lan mem gjetë ata që kurr nuk me kanë lypë.
Nje popull qe nuk i lutet emnit tem i thash: “Qe ku jam, qe ku jam!” nji popull që s’e thirri kurr emnin tem.
2 Tanë ditën jam lodhe tu prit krahehapur nji populle kryjefortë, që shkojnë n’rrugë që nuk asht e mirë, e ndjekin veç mendjen e vete.
3 Nji popull që pa marre pa ftyre me ofendojn turptojn, që pren kurbane neper kopshte edhe qet tym kurbani përmi tulla.
4 Rrin mrenda vorreve dhe e kalojnë natën neper vende te mshefta, hajn mishin e derrit dhe e mbajnë supën e fliqt*jo te paqte neper enë.
5 Ata thojnë: “Rri aty ku je, mos m’u rri ngat ose avyt, se une jam ma i shenjt se ti.” Kta janë tym ne hunën teme, nji zjarm që s’nalet tanë ditën e gat.
6 Kqyre, kjo osht e shkrume para meje. S’kom me nejt i qet, po kom me jau kthy, kom me jau kthy qysh e keni lyp deri ne fund
7 për gjynahet e tyne e të t’parve te tyne, thotë Zoti. Ne bjeshkë ose male ata kanë pre kurban dhe kan ba tym kurbani e ne kodra më kan marru ose turpnu. Perqata kan me e marr secili prej tyne qysh i ka taku denimin e vet.
8 Zoti thotë: Qysh s’e hupin troshkën kur ka lëng t’ri mrena e dikush thotë: “Mos e prish, se ka t’mirë n’të!”, ashtu unë, për hatër të shërbtorëve të mi, s’kom me i zhduk krejt.
9 Prej Jakovit kom me nxjerr nje farë, prej Judës trashëgimtarët e bjeshkëve të mia. T’zgjedhunit e mi kanë me i marrë tokat e shërbtorët e mi kanë me banu aty.
10 Per popullin tem qe me lyp Sharoni ka me u ba livadh për dele, lugina e Akorit vend pushimi për bagëti.
11 Po ju që e latë Zotin, që e harrut malin tem te shenjt, që i shtroni sofër zotit te fatit e i mbushni kupa me ver për zotin e shortit,
12 unë ju kom caktu për shpate, krejt kini me u ul për me u pre, se thirra e ju s’u përgjegjtë, fola e ju s’keni desht me ni. Keni ba çka s’ishte e mirë para meje e zgedh bash qat sen që s’e du hiq.
13 Prerqata, thotë Zotnia Sovran Zoti: Shërbtorët e mi kanë me hangër, ju keni keni me pas uri. Shërbtorët e mi kanë me pi, ju keni me kan etë. Ata kanë me u gëzu,e ju keni me mbetë ne turp ose marre.
14 Shërbtorët e mi kanë me bertitë prej gëzimit ne zemer, ju keni me bërtitë prej dhimbjes n’zemer e keni me kajt për shpirtin e thyem.
15 Emnin tuj ka me e lanë populli jem për mallkim, e Zotnia Zoti ka me ju hjekë juve, po shërbtorët e vet ka me i thirrë me nji emën tjetër.
16 Kështu, kush lyp bekim ne tokë, ka me u beku prej Zotit te se vërtetës, e kush betohet ne tokë, ka me u betu me Zotin e vërtetë. Se të kalumat kanë me u harru, nuk kan me dalë mo para syve të mi.
17 Se kqyre, po baj qiell te ri dhe tokë te re. Për te kaluemen s’ka me pasë ma kujtim, as nuk ka me ju ardhë ma naper mend.
18 Gzohuni e bertitni prej gzimit përherë për qato që po baj! Se Jerusalemin po e baj gëzim e hare per popullin e tem.
19 Unë kom me u gëzu për Jerusalemin e kom me u gëzu për popullin tem. Ne at ven s’ka me u ndi ma as vaj as ulërima prej halleve.
20 S’ka me pas fëmi që ka me jetu veq pak ditë, as plak që s’e mbush moshën e vet. Sepse ai që vdes në 100 vjet ka me u thirr djal i ri, e ai që ban mëkat edhe me i mbush 100 vjet ka me thirr i mallkum.
21 Kanë me ndërtu shpija e kanë me banu ne to, kanë me mbjellë vneshta e kanë me hangër frytin e tyne.
22 S’kanë me ndërtu për tjerët me banu, as me mbjellë qe te tjerët me hangër. Se populli jem ka me e pasë jetën e gjatë si pema, e te zgjedhunit e mi kanë me u gëzu krejt ose plot me punën e dorës së vet.
23 Nuk kanë me u lodh badihava, as me lind fëmi për me pa tu vujt ata , sepse ata janë fara e bekume e Zotit bashkë me pasardhësit e vet.
24 Para se me thirrë, unë kam me ju përgjigj. Sa tja nisin me folë, unë veç po i ngoj ose degjoj.
25 Ujku e kingji kanë me kullosë bashkë, luani ka me hangër kashtë si demi, e gjarpni ka me hanger dhé. Ne krejt malin tem te shenjt s’ka me pasë asnje dëm dhe asnje të keqe, thotë Zoti.