Letra e parë e Shembujve 7

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Djemtë e Isakarit i kanë pasë emnat Tola, Pua, Jashubi edhe Shimroni. Krejt bashkë jonë konë katër.

2 Djemtë e Tolës jonë konë Uzi, Refaja, Jerieli, Jahmai, Jibsami edhe Shemueli, që jonë konë kryetarë të familjeve të tyne të mëdhaja. Pi Tola kanë dalë luftëtarë të fortë. Në kohën e Davidit jonë konë 22 600 veta.

3 Pasardhësit e Uzit jonë konë Jizrahja edhe djemtë e tij Mikaeli, Obadja, Joeli edhe Jishija. Krejt këta pesë jonë konë prijës.

4 Sipas pasardhësve edhe familjeve të tyne të mëdhaja, ata i kanë pasë 36 000 ushtarë për ushtrinë e vet, se kishin shumë gra edhe djem.

5 Vllaznit e tyne pi krejt familjet e Isakarit jonë konë luftëtarë të fortë. Në listat e prejardhjes jonë shënu 87 000 veta.

6 Djemtë e Benjaminit i kanë pasë emnat Bela, Beker edhe Jediael. Krejt bashkë jonë konë tre.

7 Djemtë e Belës i kanë pasë emnat Ezboni, Uzi, Uzieli, Jerimoti edhe Iri. Krejt bashkë jonë konë pesë. Ata jonë konë kryetarë të familjeve të tyne të mëdhaja edhe luftëtarë të fortë. Në listat e prejardhjes jonë shënu 22 034 veta.

8 Djemtë e Bekerit jonë konë Zemira, Joashi, Eliezeri, Eljoenai, Omri, Jeremoti, Abija, Anatoti edhe Alemeti. Krejt këta jonë konë djemtë e Bekerit.

9 Në listën e prejardhjes, ku ishin të renditun simas pasardhësve edhe kryetarëve të familjeve të tyne të mëdhaja, jonë shënu 20 200 luftëtarë të fortë.

10 Djemtë e Jediaelit jonë konë Bilhani edhe djemtë e Bilhanit: Jeushi, Benjamini, Ehudi, Kenaana, Zetani, Tarshishi edhe Ahishahari.

11 Krejt këta jonë konë djemtë e Jediaelit, të renditun simas kryetarëve të familjeve të të parëve të tyne. Ata i kanë pasë 17 200 luftëtarë të fortë, të gatshëm për luftë.

12 Shupimët edhe Hupimët jonë konë djemtë e Irit. Hushimët jonë konë djemtë e Aherit.

13 Djemtë e Naftalit jonë konë Jahzieli, Guni, Jezeri edhe Shalumi. Këta jonë konë pasardhës të Bilhës.

14 Djemtë e Manaseut: Azrieli, që ia ka lindë gruja e tij tjetër siriane. (Ajo e ka lindë Makirin, babën e Gileadit.

15 Makiri ua ka dhanë nji gru Hupimit edhe Shupimit, e motra e tij e ka pasë emnin Maaka.) Djali i tij i dytë e ka pasë emnin Zelofhad, po Zelofhadi ka pasë veç vajza.

16 Maaka, gruja e Makirit, e ka lindë nji djalë edhe ia ka ngjitë emnin Peresh. Vllau i tij e ka pasë emnin Sheresh, e djemtë e Shereshit i kanë pasë emnat Ulam edhe Rekem.

17 Djali i Ulamit e ka pasë emnin Bedan. Këta jonë konë djemtë e Gileadit, djalit të Makirit, që u konë djali i Manaseut.

18 Motra e tij e ka pasë emnin Hamoleket. Ajo i ka lindë Ishodin, Abiezerin edhe Mahlën.

19 Djemtë e Shemidës jonë konë Ahjani, Sikemi, Likhi edhe Aniami.

20 Pasardhësit e Efraimit jonë konë djali i tij Shutelah, djali i Shutelahut Beredi, djali i Beredit Tahati, djali i Tahatit Eleada, djali i Eleadës Tahati,

21 djali i Tahatit Zabadi, e djali i Zabadit Shutelah. Edhe Ezeri edhe Eleadi. Këta dy i kanë vra gatitët që jetojshin në atë vend, se kishin zhdrypë atje me ua marrë bagëtinë.

22 Baba i tyne, Efraimi, ka mbajtë zi për shumë ditë, e vllaznit e tij vishin vazhdimisht me e ngushëllu.

23 Masanej aj ka pasë marrëdhënie me grun e vet. Ajo ka mbetë shtatzanë edhe e ka lindë nji djalë. Po se në atë kohë familjen e tij e kishte gjetë fatkeqësia, aj ia ka ngjitë emnin Beria.

24 Vajza e tij u konë Sheera. Ajo e ka ndërtu Bet-Horonin e Poshtëm edhe Bet-Horonin e Epërm, po edhe Uzen-Sheerën.

25 Masanej u konë edhe djali i tij Refahu, Reshefi, djali i Reshefit Telahu, djali i Telahut Tahani,

26 djali i Tahanit Ladani, djali i Ladanit Amihudi, djali i Amihudit Elishama,

27 djali i Elishamës Nuni, e djali i Nunit Jozueu.

28 Pronat edhe vendbanimet e tyne jonë konë Beteli bashkë me fshatrat që i takojshin, kah lindja Naarani, kah perëndimi Gezeri bashkë me fshatrat që i takojshin, po edhe Sikemi bashkë me fshatrat e tij, deri në Aja edhe fshatrat që i takojshin.

29 Edhe afër pasardhësve të Manaseut: Bet-Sheani bashkë me fshatrat që i takojshin, Taanaku bashkë me fshatrat e tij, Megido bashkë me fshatrat e tij, edhe Dori bashkë me fshatrat e tij. Aty kanë jetu pasardhësit e Jozefit, djalit të Izraelit.

30 Djemtë e Asherit jonë konë Jimna, Jishva, Jishvi edhe Beria. Motra e tyne e ka pasë emnin Serah.

31 Djemtë e Berias jonë konë Heberi edhe Malkieli, që u bo babë i Birzajitit.

32 Heberi u bo babë i Jafletit, Shomerit edhe Hotamit, e motra e tyne u konë Shua.

33 Djemtë e Jafletit jonë konë Pasahu, Bimhali edhe Ashvati. Këta jonë konë djemtë e Jafletit.

34 Djemtë e Shemerit jonë konë Ahi, Rohga, Jehuba edhe Arami.

35 Djemtë e Helemit, vllaut të tij, jonë konë Zofahu, Jimna, Sheleshi edhe Amali.

36 Djemtë e Zofahut jonë konë Suahu, Harneferi, Shuali, Beri, Jimra,

37 Bezeri, Hodi, Shama, Shilsha, Jitrani edhe Beera.

38 Djemtë e Jeterit jonë konë Jefune, Pispa edhe Ara.

39 Djemtë e Ulës jonë konë Arahu, Hanieli edhe Rizia.

40 Krejt këta jonë konë djemtë e Asherit, kryetarë të familjeve të tyne të mëdhaja, luftëtarë të fortë e të zgjedhun, edhe kryetarë të prijësve. Sipas listave të prejardhjes, ata i kanë pasë 26 000 ushtarë të gatshëm për luftë.