Jobi 10
1 Jeta jem m'asht gërditë.
Kom me i qitë jashtë krejt ankesat e mia.
Kom me folë pi hidhërimit që e kom mrena!
2 Kom me i thanë Zotit: ‘Mos m'shpall
fajtor. Kallxom pse po lufton kundër meje.
3 A po fiton naj sen kur po i shtyp
tjerët, kur po e përbuz punën e duerve tua,
e n'kohë t'njejtë po e përkrah këshillën e t'këqijve?
4 A i ke sytë si t'njeriut?
A po sheh qysh sheh njeriu që vdes?
5 A jonë ditët e tua si ditët e njerzve që
vdesin, a vitet e tua si vitet e nji burri,
6 që po mundohesh me ma gjetë fajin
edhe pa nalë po m'i lyp gjynahet?
7 Ti e din që s'jom fajtor.
E kërkush s'munet me m'shpëtu pi dorës tande.
8 Duert e tua m'kanë formu edhe m'kanë kriju,
ama tash po don me m'shkatërru krejt.
9 T'lutna, kujtoje që ti m'ke bo pi
balte, ama tash po m'kthen prapë n'pluhun.
10 A s'm'ke derdhë si qumësht edhe
a s'm'ke mpiksë si djathë?
11 Ti m'ke mbulu me lëkurë edhe mish, edhe
m'ke thurë bashkë me eshna e deje.
12 Ti m'ke dhonë jetë edhe dashni besnike.
Me kujdesin tand ma ke rujtë frymën teme.
13 Ama fshehtas e kishe n'mend me m'bo keq.
Unë e di që krejt kjo po vjen pi teje.
14 Nëse kisha bo gjynah, ti kishe me
m'kqyrë, edhe s'kishe me ma falë fajin.
15 Nëse jom fajtor, mjerë unë! E edhe nëse
jom i pafajshëm, s'muj me e çu
kryt, se jom mbushë me turp edhe mërzi.
16 Nëse e çoj kryt, ti po m'ndjek si nji
luan, edhe po ma kallxon prapë fuqinë tande.
17 Ti po qet dëshmitarë t'ri kundër meje,
edhe po e shton idhnimin tand kundër meje,
derisa po m'vjen nji vështirësi mas tjetrës.
18 Pse pra m'ke nxjerrë pi barkut t'nanës?
Ma mirë t'kisha dekë para se me m'pa naj sy.
19 Kish me u dokë sikur s'kom ekzistu kurrë.
Pi barku i nanës kisha shku drejt n'vorr.’
20 A s'jonë pak ditët e mia? Ah, sikur aj veç me m'lanë rahat!
Sikur veç me i largu sytë pi meje, që me pasë pak lehtësim,
21 para se me shku e mos me u kthy
ma, n'vendin ku asht terri ma i thellë,
22 n'vendin ku asht terri ma i zi,
nji vend me hije t'thella, ku s'ka kurrfarë
rregulli, ku edhe drita asht si terri.»