Zanafilla 11
1 N'atë kohë, krejt njerëzit në tokë e kanë folë veç nji gjuhë edhe i kanë përdorë të njejtat fjalë.
2 Kur njerëzit kanë shku kah lindja, e kanë gjetë nji fushë të rrafshët në vendin e Schịnarit edhe jonë vendosë aty.
3 Ata i kanë thanë njani-tjetrit: „Hajde, t'i bajmë tullat edhe t'i pjekim në zjarr!“ Ata kanë përdorë tulla në vend të gurëve, e asfaltin e kanë përdorë si llaç.
4 Masanej kanë thanë: „Hajde, ta ndërtojmë nji qytet edhe nji kullë që maja e saj me mbërri deri n'qiell! Ta bajmë emnin tonë të njohun, që mos me u shpërnda nëpër krejt tokën.“
5 Pastaj Jehovai ka zhdrypë poshtë me e pa qytetin edhe kullën që i kanë ndërtu njerëzit.
6 Atëherë Jehovai ka thanë: „Këta jonë veç nji popull edhe krejt e kanë nji gjuhë të përbashkët. E shihni qka kanë nisë me ba! Tash, kurgjo pi asaj që kanë ndërmend me ba s'ka me konë e pamundshme për ta.
7 Hajde, të zhdrypim poshtë edhe t'ua përziejmë gjuhën, që mos me e kuptu ma njani-tjetrin.“
8 Kështu, Jehovai i ka shpërnda ata pi aty nëpër krejt tokën, edhe ata dalëngadalë e kanë nalë ndërtimin e qytetit.
9 Për qata, atij vendi ia kanë ngjitë emnin Bạbel, se aty Jehovai e ka përzi gjuhën e krejt njerëzve në tokë. Jehovai i ka shpërnda njerëzit pi aty nëpër krejt tokën.
10 Qikjo asht historia e Semit.
Semi i ka pasë 100 vjet kur u ba baba i Ạrpachschadit, dy vjet mas përmbytjes.
11 Mas u ba baba i Ạrpachschadit, Semi ka jetu edhe 500 vjet edhe i kanë lindë djem e çika.
12 Kur Ạrpachschadi i ka pasë 35 vjet, u ba baba i Schẹlachit.
13 Mas u ba baba i Schẹlachit, Ạrpachschadi ka jetu edhe 403 vjet edhe i kanë lindë djem e çika.
14 Kur Schẹlachi i ka pasë 30 vjet, u ba baba i Ẹberit.
15 Mas u ba baba i Ẹberit, Schẹlachi ka jetu edhe 403 vjet edhe i kanë lindë djem e çika.
16 Kur Ẹberi i ka pasë 34 vjet, u ba baba i Pẹlegut.
17 Mas u ba baba i Pẹlegut, Ẹberi ka jetu edhe 430 vjet edhe i kanë lindë djem e çika.
18 Kur Pẹlegu i ka pasë 30 vjet, u ba baba i Rẹut.
19 Mas u ba baba i Rẹut, Pẹlegu ka jetu edhe 209 vjet edhe i kanë lindë djem e çika.
20 Kur Rẹu i ka pasë 32 vjet, u ba baba i Sẹrugut.
21 Mas u ba baba i Sẹrugut, Rẹu ka jetu edhe 207 vjet edhe i kanë lindë djem e çika.
22 Kur Sẹrugu i ka pasë 30 vjet, u ba baba i Nạhorit.
23 Mas u ba baba i Nạhorit, Sẹrugu ka jetu edhe 200 vjet edhe i kanë lindë djem e çika.
24 Kur Nạhori i ka pasë 29 vjet, u ba baba i Tẹrachit.
25 Mas u ba baba i Tẹrachit, Nạhori ka jetu edhe 119 vjet edhe i kanë lindë djem e çika.
26 Mas i ka mbushë 70 vjet, Tẹrachi u ba baba i Ạbramit, Nạhorit edhe Hạranit.
27 Qikjo asht historia e Tẹrachit. Tẹrachi u ba baba i
Ạbramit, Nạhorit edhe Hạranit. Hạrani u ba baba i Lotit.
28 Hạrani ka vdekë në Ur, qytetin e Kaldeasve, ku u konë lindë. Baba i tij, Tẹrachi, atëherë u konë hala gjallë.
29 Pastaj Ạbrami edhe Nạhori jonë martu. Gruja e Ạbramit e ka pasë emnin Sạrai. Gruja e Nạhorit e ka pasë emnin Mịlka edhe u konë çika e Hạranit. Hạrani u konë baba i Mịlkas edhe Jịskas.
30 Sạrai s'ka pasë fëmijë, se s'ka mujtë me lindë.
31 Pastaj Tẹrachi ka dalë pi Uri, qyteti i Kaldeasve, me shku në vendin e Kạnaanit. Me veti e ka marrë djalin e vet Ạbramin, nipin e vet Lotin, djalin e Hạranit, edhe renë e vet Sạrain, grunë e djalit të vet Ạbramit. Mas nji kohe, ata kanë mbërri në Hạran edhe jonë vendosë aty.
32 Tẹrachi ka vdekë në Hạran, kur i ka pasë 205 vjet.