Gjykatesit 12
1 Atëherë i kanë mbledhë burrat e Efraimit. Ata e kanë kalu lumin për në Zafon edhe i kanë thanë Jeftës: “Pse s’na ke thirrë me të ndihmu kur ke shku me luftu kundër amonitëve? Na ka me ta kallë shpinë mbi kry.”
2 Jefta ua ka kthy: “Unë edhe populli jem kena pasë nji përleshje të madhe me amonitët. Unë ju kom thirrë me më ndihmu, po ju s’më keni shpëtu pi dorës së tyne.
3 Kur e kom pa që ju s’po më shpëtoni, kom vendosë me e rreziku jetën tem edhe kom shku me luftu kundër amonitëve. Jehovai m’i ka dhanë në dorë. Pse pra keni ardhë sot këtu me m’sulmu?”
4 Pastaj Jefta i ka mbledhë krejt burrat e Gileadit edhe kanë luftu kundër Efraimit. Burrat e Gileadit i kanë mundë efraimitët, që u kishin thanë: “Ju gileaditët në Efraim e Manase jeni veç njerëz që keni ikë pi Efraimi.”
5 Burrat e Gileadit i kanë zanë vendet ku kalohej Jordani, para efraimitëve. Sa herë që nji efraimit ka dashtë me ikë edhe ka thanë: “Lëmëni me kalu në anën tjetër”, burrat e Gileadit e kanë pytë: “A je efraimit?” Nëse aj u ka thanë: “Jo”,
6 ata i kanë thanë: “Thuaje, t’lutna, Shibolet.” Po aj ka thanë: “Sibolet”, se s’ka mujtë me e shqiptu fjalën qysh duhet. Atëherë e kanë kapë edhe e kanë vra te vendet ku kalohej Jordani. Kështu, atëherë kanë ra 42 000 efraimitë.
7 Jefta pi Gileadi u konë gjykatës në Izrael për gjashtë vjet. Në fund ka vdekë edhe e kanë varrosë në qytetin e vet në Gilead.
8 Mas tij, Ibzani pi Betlehemi u bo gjykatës në Izrael.
9 Aj i ka pasë 30 djem edhe 30 çika. Çikat e veta i ka martu jashtë familjes së vet, e për djemtë e vet i ka pru 30 gra në familje. Aj u konë gjykatës në Izrael për shtatë vjet.
10 Pastaj Ibzani ka vdekë edhe e kanë varrosë në Betlehem.
11 Mas tij, Eloni pi fisi i Zebulonit u bo gjykatës në Izrael. Aj u konë gjykatës në Izrael për dhjetë vjet.
12 Pastaj Eloni, që u konë pi fisi i Zebulonit, ka vdekë edhe e kanë varrosë në Ajalon, në tokën e Zebulonit.
13 Mas tij, Abdoni, djali i Hilelit pi Pirathoni, u bo gjykatës në Izrael.
14 Aj i ka pasë 40 djem edhe 30 nipa, që kanë hypë në 70 gomarë. Aj u konë gjykatës në Izrael për tetë vjet.
15 Pastaj Abdoni, djali i Hilelit pi Pirathoni, ka vdekë. E kanë varrosë në Pirathon, në tokën e Efraimit, në malin e amalekitëve.