Letra e parë e Mbreterve 11

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Mbreti Salomo, përveç vajzës së faraonit, i ka dashtë edhe shumë gra të huja: moabite, amonite, edomite, sidonase edhe hetite.

2 Kto gra vishin pi popujve për të cilët Jehovai u kish thanë izraelitëve: “Mos u lidhni me ta, se ata kanë me ju shty me shku mas zotave të tyne.” Po Salomo u lidh fort me kto gra edhe i deshti shumë.

3 Aj i ka pasë 700 gra që jonë konë princesha edhe 300 gra tjera si konkubina. Gratë e tij kanë pasë ndikim shumë të madh te aj.

4 Kur Salomo u plak, gratë e tij e kanë shty me shku mas zotave tjerë. Atëherë aj s’u konë ma me krejt zemër i dhanun mbas Jehovait, Zotit të vet, qysh u konë baba i tij Davidi.

5 Salomo e ka adhuru Ashtoretin, perëndeshën e sidonasve, edhe Milkomin, zotin e neveritshëm të amonitëve.

6 Salomo ka bo qka u konë keq në sytë e Jehovës edhe s’e ka ndjekë veç Jehovën, qysh e ka ndjekë baba i tij Davidi.

7 Në atë kohë Salomo e ka ndërtu nji vend të naltë për adhurim në malin përballë Jerusalemit, për Kamosin, zotin e neveritshëm të Moabit, edhe nji tjetër për Molekun, zotin e neveritshëm të amonitëve.

8 Qashtu ka bo për krejt gratë e tij të huja, që u bajshin kurbane zotave të veta edhe u digjshin kurbane, tu e çu tymin përpjetë.

9 Jehovai u idhnu shumë me Salomon, se aj e ka largu zemrën e vet pi Jehovait, Zotit të Izraelit, edhe pse Jehovai i u konë shfaq dy herë

10 edhe e kish paralajmëru qartë mos me adhuru zota tjerë. Po Salomo s’e ka ngu Jehovën.

11 Atëherë Jehovai i ka thanë Salomos: “Pasi ti e ke bo këtë punë edhe s’e ke mbajtë besëlidhjen teme e as rregullat e mia, qysh të kom urdhnu, unë patjetër kom me ta marrë mbretninë edhe kom me ia dhanë njanit pi shërbëtorëve të tu.

12 Po për hatër të babës tand Davidit, s’kom me e bo këtë sa je ti gjallë. Mbretninë kom me ia marrë pi dorës djalit tand.

13 Ama s’kom me ia marrë krejt mbretninë. Për hatër të shërbëtorit tem Davidit edhe për hatër të Jerusalemit, që e kom zgjedhë vetë, djalit tand kom me ia lanë nji fis.”

14 Masanej Jehovai ka bo që Salomos me i dalë nji kundërshtar. Aj u konë Hadadi, nji edomit pi familjes mbretnore të Edomit.

15 Kur Davidi e ka mposht Edomin, komandanti i ushtrisë Joabi ka hyp atje për me i varrosë të vramit. Aj ka tentu me i vra edhe krejt meshkujt edomitë.

16 (Joabi ka nejt aty me krejt Izraelin gjashtë muj, derisa i ka vra krejt meshkujt edomitë.)

17 Po Hadadi ka ikë në Egjipt bashkë me disa shërbëtorë edomitë të babës së vet. Në atë kohë aj u konë hala djalë i vogël.

18 Ata kanë dalë pi Midianit edhe kanë mrrijt në Paran. Pi aty i kanë marrë me veti disa burra edhe kanë ardhë në Egjipt te faraoni, mbreti i Egjiptit. Faraoni i ka dhanë Hadadit nji shpi, tokë edhe ia ka caktu ushqimin.

19 Hadadi e ka fitu aq shumë pëlqimin e faraonit, sa faraoni ia ka dhanë për grue motrën e grusë së vet, mbretneshës Tahpenes.

20 Motra e Tahpenesit ia ka lindë Hadadit nji djalë, që e ka pasë emnin Genubath. Tahpenesi e ka rritë atë në shpinë e faraonit, edhe aj ka jetu aty bashkë me djemtë e faraonit.

21 Kur Hadadi ka ni në Egjipt që Davidi kish vdekë edhe që komandanti i ushtrisë Joabi s’u konë ma gjallë, i ka thanë faraonit: “Lëmë me shku. Kom qef me u kthy në vendin tem.”

22 Faraoni e ka vetë: “Qka po të mungon te unë, që tash po don me u kthy në vendin tand?” Hadadi i ka thanë: “Kurgjo, ama të lutna, lëmë me shku gjithsesi.”

23 Zoti ka bo që Salomos me i dalë edhe nji kundërshtar tjetër. Aj u konë Rezoni, djali i Eljadës, që kish ikë pi zotnia i vet Hadadezeri, mbreti i Zobës.

24 Kur Davidi i ka mposht burrat e Zobës, Rezoni i ka mbledhë disa burra rreth vetes edhe u bo udhëheqës i nji grupi që plaçkitke. Ata kanë shku në Damask, jonë vendosë aty edhe e kanë marrë pushtetin.

25 Rezoni i ka dalë kundër Izraelit gjatë krejt jetës së Salomos, edhe e ka shtu edhe ma shumë të keqen që e ka bo Hadadi. Aj e ka urrejt Izraelin gjatë kohës që ka sundu në Siri.

26 U konë edhe Jeroboami, djali i Nebatit, nji efraimit pi Zeredës, që u konë shërbëtor i Salomos. Nana e tij e ka pasë emnin Zerua edhe u konë vejushë. Edhe aj u ngrit kundër mbretit.

27 Arsyeja pse aj u ngrit kundër mbretit u konë kjo: Salomo e kishte ndërtu murin mbrojtës edhe e kishte mbyllë hapësirën që kish mbetë në murin përreth Qytetit të Davidit, babës së vet.

28 Jeroboami u konë nji burrë shumë i zoti. Kur Salomo e ka pa sa fort punonte ky djalë i ri, e ka caktu me i mbikëqyrë krejt pasardhësit e Jozefit që u kishin caktu me punu me zor.

29 Nji ditë, në atë kohë, kur Jeroboami ka dalë pi Jerusalemit, rrugës e ka taku profetin Ahija pi Shilo, që e kishte veshë nji mantel të ri. Veç ata dy jonë konë aty, s’kish kërkush tjetër përreth.

30 Ahija e ka marrë mantelin e ri që e kishte veshë edhe e ka shqy në dymbëdhjetë copa.

31 Masanej i ka thanë Jeroboamit: “Merri dhjetë copa, se kështu thotë Jehovai, Zoti i Izraelit: ‘Tash
kom me ia marrë mbretninë Salomos pi duarve edhe ty kom me t’i dhanë dhjetë fise.

32 Po për hatër të shërbëtorit tem Davidit edhe për hatër të Jerusalemit, qytetit që e kom zgjedhë pi krejt fiset e Izraelit, Salomo ka me e mbajtë nji fis.

33 Këtë kom me e bo se ata më kanë lanë edhe jonë përkulë para Ashtoretit, perëndeshës së sidonasve, para Kamosit, zotit të Moabit, edhe para Milkomit, zotit të amonitëve. Ndryshe pi Davidi, baba i Salomos, ata s’kanë ecë në rrugët e mia, s’kanë bo qka asht e drejtë në sytë e mi edhe s’i kanë mbajtë rregullat e mia e vendimet e mia.

34 Po Salomos s’kom me ia marrë krejt mbretninë pi duarve. Kom me e lanë me konë udhëheqës sa t’jetë gjallë, për hatër të shërbëtorit tem Davidit, që e kom zgjedhë se i ka mbajtë urdhnat e mia edhe rregullat e mia.

35 Mbretninë kom me ia marrë djalit të tij edhe kom me ta dhanë ty pushtetin mbi dhjetë fise.

36 Djalit të tij kom me ia dhanë veç nji fis, që shërbëtori jem Davidi me pasë gjithmonë nji dritë para meje në Jerusalem, në qytetin që e kom zgjedhë për veti edhe për emnin tem.

37 Ty kom me të caktu me sundu, edhe ti ki me sundu mbi krejt qka të don zemra. Ti ki me u bo mbret i Izraelit.

38 Edhe nëse ti i mban krejt urdhnat e mia, qysh i ka mbajtë shërbëtori jem Davidi, nëse ecë në rrugët e mia edhe bon qka asht e drejtë në sytë e mi, tu i mbajtë rregullat edhe urdhnat e mia, atëherë unë kom me konë edhe me ty. Qysh kom bo për Davidin, edhe për ty kom me ngritë nji shpi që ka me mbetë, edhe kom me ta dhanë Izraelin.

39 Për këtë punë kom me i përulë pasardhësit e Davidit, po jo përgjithmonë.’”

40 Salomo ka tentu me e vra Jeroboamin, po Jeroboami ka ikë në Egjipt te Shishaku, mbreti i Egjiptit, edhe ka nejt aty derisa ka vdekë Salomo.

41 Krejt tjerat për historinë e Salomos, krejt qka ka bo edhe mençurinë e tij, jonë të shkrume në librin e kronikave të Salomos.

42 Salomo ka sundu 40 vjet në Jerusalem mbi krejt Izraelin.

43 Në fund Salomo ka vdekë edhe e kanë varrosë në Qytetin e Davidit, babës së tij. Mas tij mbret u bo djali i tij Rehoboami.