Zanafilla 6
⚠️ KUJDES: Ky kapitull osht tu u përkthy. Mundet me pasë gabime. ⚠️
1 Kur fillun me u shtu njerzt ne tokë dhe u linden çika, 2 bijt ose melaqet e Zotit e panë që çikat e njerzve jon kan te bukra. Ata i morën për gra krejt ato qe i zgedhen dhe që i deshtën. 3 Masanej Jehovaj tha: „Fryma jeme nuk ka me e duru njeriun përgjithmonë, se ai osht veç mish. Prandaj jeta e tij ka me zgjat veç deri 120 vjet.“
4 Ne at kohë, dhe masanej, në tokë jon kon Nefilimat Gjigantat e mdhaj. Atëherë bijt e Zotit flenë me çikat e njerzve dhe atyne u linden djem prej tyne Gjigantave. Ata ishin te fortit, trima të famshem te koheve te vjetra ose lashta.
5 Jehovaj e pa që ligesija e njerzve ne tokë ish bo shumë e madhe, edhe krejt mendimet dhe zemra e tyne ishin te shtyjm veç kah e keqja, gjat krejtë kohës. 6 Jehovajt i ardhi keq që i kish bo njerzt në tokë, u trishtua dhe i dhembte zemra. 7 Prandaj Jehovaj tha: „Ka me i fshi njerzt që i kom kriju prej faqes së tokës, bashkë me kafshët te shpijës, shtazët që livriten ne tokë edhe shpezët e qiellit. Se po me vjen keq që i kom bo ose kriju.“ 8 Por Noen Jehovaj e pa me pelqim ose miratim.
9 Kjo osht historia e Noes. Noeja ish njeri i drejt. N’krahasim me njerzt tjerë t’asaj kohe, ai jetojke drejt e pastër. Noeja ec rrugës me Zotin e vërtetë. 10 Noeja i pati tre djem: Semin, Hamin edhe Jafetin. 11 Po toka para Zotit ish prish keq edhe ish mbush me dhunë. 12 Zoti e kqyri token edhe e pa që ish e prishme, se krejt njerzt n’tokë e kishin marrë rrugën e keqe.
13 Atëherë Zoti i tha Noes: „Kom vendos me ja dhan fund njerzve, se toka për faj t’tyne u mbush me dhunë. Po e sjelli shkatrrimin mbi ta bashkë me token. 14 Bane nji anije t’madhe prej drunit me rrëshinë. Ndaje mrena n’oda, edhe lyje me rrëshinë mrena edhe jashtë. 15 Kjo anije ka me kon 300 kut e gjat, 50 kut e gjanë edhe 30 kut e naltë. 16 Nalt, poshtë kulmit, qit nji dritare përreth nji kut t’hapët. Derën e anijes qite n’anë. Bane nji kat t’poshtëm, nji t’mesëm edhe nji t’nalt.
17 Se po e sjelli përmbytjen n’tokë, uj me mbulu krejt tokën, me zhduk prej tokës çdo send që ka frym jete nën qiell. Krejt qka ka në tokë ka me vdek. 18 Po me ty kom me bo nji marrveshje. Hyn n’anije ti, djemt e tu, gruaja jote edhe grat e djemve tu. 19 Prej krejt kafshëve sill n’anije nga dy cop prej çdo lloji, mashkull e femën, që me met gjall bashkë me ty. 20 Prej shpezve t’ndryshëm, prej kafshëve t’ndryshme të shpijës edhe prej krejt gjallesave që zvarriten n’tokë, nga dy cop ka me ardh te ti, që me met gjall. 21 Merr me veti edhe ushqim t’çdollojti për veti edhe për ta, që me pasë qka me hangër.“
22 Noeja i bani krejt ashtu qysh i tha Zoti. Qashtu veproi.