Letra e parë e Shembujve 14
1 Mbreti Hiram i Tirusit ka çu nji grup njerëzish te Davidi, bashkë me dru kedri, mjeshtër që punojshin gurin edhe zdrukthtarë, që me ia ndërtu nji pallat.
2 Jehovai e ka forcu pozitën e Davidit si mbret i Izraelit. Davidi e ka kuptu që mbretnia e tij ka marrë nam shumë të madh për hatër të popullit të Zotit, Izraelit.
3 Në Jerusalem, Davidi ka marrë edhe gra tjera edhe i kanë lindë edhe ma shumë djem e çika.
4 Kta jon emnat e fëmijve që i kanë lindë Davidit në Jerusalem: Shamua, Shobab, Natan, Salomon,
5 Jibhar, Elishua, Elpelet,
6 Nogah, Nefeg, Jafia,
7 Elishama, Beeljada edhe Elifelet.
8 Kur filistinët e kanë ni që Davidi u vajos si mbret i krejt Izraelit, krejt janë nisë me e lypë. Davidi e ka marrë vesh këtë edhe ka dalë kundër tyne.
9 Filistinët kanë ardhë edhe kanë hi disa herë në luginën e Refaimit me sulmu.
10 Davidi e ka vet Zotin: “A me shku me luftu kundër filistinëve? A ki me m’i dhanë në dorë?” Atëherë Jehovai i ka thanë: “Shko! Pa tjetër kam me t’i dhanë në dorë.”
11 Kshtu Davidi ka shku në Baal-Perazim edhe i ka mundë atje. Davidi ka thanë: “Zoti i vërtetë i ka çarë rreshtat e armiqve me dorën teme, qysh i çajnë ujërat e shumta krejt përpara kur shpërthejnë.” Për qata, qat vend e kanë qujt Baal-Perazim.
12 Filistinët i kanë lanë zotat e vet aty, edhe me urdhën të Davidit, i kanë djegë.
13 Mas do kohe, filistinët kanë hi apet në luginë me sulmu.
14 Davidi e ka vet Zotin edhe nji herë. Po Zoti i vërtetë i ka thanë: “Mos i sulmo drejt përballë! Sillu rreth tyne edhe sulmoji pi mbrapa, përballë shkurreve të Bakës.
15 E kur ta nish zhurmën e hapave të ushtrisë nëpër majat e shkurreve të Bakës, atëherë nisu me sulmu! Se atëherë Zoti i vërtetë ka me shku përpara teje për me e mundë ushtrinë e filistinëve.”
16 Davidi ka bo qysh i ka urdhnu Zoti i vërtetë, edhe ushtria e tij i ka mundë filistinët pi Gibeonit deri në Gezer.
17 Nami i Davidit u përhap në krejt vendet, edhe Jehovai ka bo që krejt popujt me ia pas tutën Davidit.