Letra e parë e Shembujve 15

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Davidi ka ndërtu edhe do shpija tjera për veti në Qytetin e Davidit. E ka bo gati nji ven për arkën e besëlidhjes së Zotit të vërtetë edhe e ka ngrehë nji çadër për të.

2 Në atë kohë, Davidi ka urdhnu: “Veç levitët kanë drejtë me e bartë arkën e besëlidhjes së Zotit të vërtetë, se Jehovai i ka zgjedhë ata për me e bartë arkën e besëlidhjes së Jehovait edhe për me i shërby atij gjithmonë.”

3 Masanej Davidi e ka mbledhë krejt Izraelin në Jerusalem, për me e pru arkën e besëlidhjes së Jehovait në venin që e kishte bo gati për të.

4 Davidi i ka mbledhë pasardhësit e Aronit edhe levitët:

5 Pi kehatitëve: kryetarin Uriel edhe 120 vllazën të tij.

6 Pi meraritëve: kryetarin Asaja edhe 220 vllazën të tij.

7 Pi gershonitëve: kryetarin Joel edhe 130 vllazën të tij.

8 Pi pasardhësve të Elizafanit: kryetarin Shemaja edhe 200 vllazën të tij.

9 Pi pasardhësve të Hebronit: kryetarin Eliel edhe 80 vllazën të tij.

10 Pi pasardhësve të Uzielit: kryetarin Aminadab edhe 112 vllazën të tij.

11 Masanej Davidi i ka thirrë te vetja priftat Zadok edhe Abjatar, bashkë me levitët Uriel, Asaja, Joel, Shemaja, Eliel edhe Aminadab,

12 edhe u ka thanë: “Ju jeni kryetarët e familjeve të mëdhaja të levitëve. Shenjtnohuni, ju edhe vllaznitë e juve, edhe bjerne arkën e besëlidhjes së Jehovait, Zotit të Izraelit, në venin që e kom bo gati për të.

13 Se herën e parë nuk e keni bartë ju arkën, Jehovai, Zoti jonë, u zemru me neve. Na nuk jemi mundu me e marrë vesh qysh duhet me vepru.”

14 Për qata, priftat edhe levitët e kanë shenjtënu veten për me e marrë arkën e besëlidhjes së Jehovait, Zotit të Izraelit.

15 Masanej levitët e kanë bartë arkën e besëlidhjes së Zotit të vërtetë mbi supe, me shkopinjtë për bartje, qysh e kishte urdhnu Moisiu simbas urdhrit të Jehovait.

16 Davidi u ka thanë kryetarëve të levitëve me i caktu vllaznitë e tyne që ishin këngëtarë, me këndu me zo të naltë e plot gëzim, tu i ra edhe veglave muzikore: veglave me tela, harpave edhe cimbaleve.

17 Kshtu levitët i kanë zgjedhë pi fisit të vet Hemanin, djalin e Joelit, Asafin, djalin e Berekjas, edhe Etanin, djalin e Kushajas, pi meraritëve.

18 Bashkë me ta jonë konë edhe vllaznitë e tyne pi grupit të dytë: Zakaria, Ben, Jaaziel, Shemiramot, Jehiel, Uni, Eliab, Benaja, Maaseja, Matitja, Elifelehu, Mikneja, edhe Obed-Edomi e Jeieli, që i rujshin dyert.

19 Këngëtarët Heman, Asaf edhe Etan jonë caktu me u ra cimbaleve të bakrit.

20 Zakaria, Asiel, Shemiramot, Jehiel, Uni, Eliab, Maaseja edhe Benaja u binin veglave me tela në tonin Alamot.

21 Matitja, Elifelehu, Mikneja, Obed-Edomi, Jeieli edhe Asasja u binin harpave në tonin Sheminit edhe e udhëhiqnin muzikën.

22 Kenanja, kryetari i levitëve, e mbikëqyrte bartjen e arkës, se aj e dinte shumë mirë qat punë.

23 Berekja edhe Elkana, që i rujshin dyert, e kanë rujt edhe arkën e besëlidhjes.

24 Priftat Shebanja, Josafat, Netanel, Amasai, Zakaria, Benaja edhe Eliezer u binin trumbetave me zo të naltë përpara arkës së besëlidhjes së Zotit të vërtetë. Edhe Obed-Edomi e Jehija, që i rujshin dyert, e kanë rujt arkën e besëlidhjes.

25 Masanej Davidi, pleqtë e Izraelit edhe kryetarët e grupeve me nga nji mijë veta kanë shku plot gëzim me e marrë arkën e besëlidhjes së Jehovait pi shpisë së Obed-Edomit.

26 Zoti i vërtetë u ka ndihmu levitëve që e bartshin arkën e besëlidhjes së Jehovait. Për qata, i kanë bo kurban shtatë dema të ri edhe shtatë desh.

27 Davidi ka pas veshë nji petk pa mangë, pi pëlhure të hollë. Qashtu jonë veshë edhe krejt levitët që e bartshin arkën, këngëtarët edhe Kenanja, që e udhëhiqte bartjen e arkës edhe këndimin. Davidi ka pas veshë edhe nji efod pi liri.

28 Krejt izraelitët e kanë çu përpjetë arkën e besëlidhjes së Jehovait me britma gëzimi. U nijshin brinat, trumbetat edhe cimbalet, bashkë me tingujt e fortë të veglave me tela edhe harpave.

29 Kur arka e besëlidhjes së Jehovait ka mbërri në Qytetin e Davidit, Mikala, çika e Saulit, ka kqyrë poshtë pi dritarja edhe e ka pa mbretin David tu kërcy e tu festu. Pi asaj kohe, ajo ka nisë me e përbuzë në zemër.