Letra e dytë e Shembujve 13

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Në vitin e 18-të të mbretnimit të Jerobeamit, Abija u ba mbret i Judës.

2 Aj ka mbretnu tri vjet n’Jerusalem. Nana e tij e ka pasë emnin Mihaja edhe u konë vajza e Urielit pi Gibeas. Mes Abijas edhe Jerobeamit ka pasë luftë.

3 Abija ka dal në luftë me nji ushtri prej 400 000 luftëtarëve të fortë e t’ushtrum. Jerobeami i ka dal përballë me 800 000 burra t’ushtrum, krejt luftëtarë të fortë, të rreshtum për luftë.

4 Masanej Abija ka dal në malin Zemarajim, në malet e Efraimit, edhe ka thirrë: “Jerobeam edhe krejt ju të Izraelit, më ngoni!

5 A nuk e dini që Jehovai, Zoti i Izraelit, ia ka dhanë Davidit edhe djemve të tij mbretninë mbi Izrael përgjithmonë, me nji besëlidhje me krypë?

6 Ama Jerobeami, djali i Nebatit, që u konë shërbëtor i Salomonit, djalit të Davidit, u çu kundër zotnisë së vet.

7 Masanej rreth tij jonë mbledh gjithnji e ma shumë burra pa punë e pa vlerë. Ata kanë dal ma të fortë se Rehabeami, djali i Salomonit, kur aj hala u konë i ri edhe i pasigurt, e për qata s’ka mujt me ju dal përballë.

8 E tash ju po menoni që muneni me e mund mbretninë e Jehovait, që asht në duert e djemve të Davidit, veç pse jeni shumë edhe i keni viçat pi ari që Jerobeami i ka ba si zota për ju?

9 Ju i keni përzanë priftat e Jehovait, pasardhësit e Aronit, edhe levitët, edhe i keni caktu priftat e juve, qysh bajn popujt e vendeve tjera. Kushdo që ka ardh me nji dem të ri edhe shtatë desh, ka mujt me u ba prift për zota që s’jon zota.

10 Ama Zoti jonë asht Jehovai. Na s’e kemi lanë atë. Te na, pasardhësit e Aronit shërbejnë si prifta për Jehovain, e levitët ju ndihmojnë.

11 Ata çdo mëngjes edhe çdo mramje djegin kurbane që digjen krejt edhe temjan me erë të mirë për Jehovain. Mbi tavolinën pi ari të pastër i vnojnë bukët të rendituna, edhe çdo mramje i dhezin llampat në shandanin pi ari. Na po e kryjmë detyrën tonë ndaj Jehovait, Zotit tonë. Ama ju e keni lanë atë.

12 Kqyrni pra! Zoti i vërtetë asht në anën tonë edhe po na prin. Priftat e tij po ju fryjnë borive për me dhanë shenjën e luftës kundër juve. O burra të Izraelit, mos luftoni kundër Jehovait, Zotit të t’parëve tuj, se s’ka me ju shku mbarë!”

13 Ama Jerobeami i ka çu disa burra me i sulmu pi pritës mbrapa. Kështu, pjesa ma e madhe e ushtrisë së tij u konë përballë Judës, e të tjerët kanë ardh pi mbrapa.

14 Kur burrat e Judës jonë kthy edhe e kanë pa që duhet me luftu edhe përpara edhe mbrapa, i kanë thirrë Jehovait për ndihmë, e priftat ju kanë fry borive me za të fortë.

15 Masanej burrat e Judës kanë lëshu britma lufte. Kur ata kanë bërtitë, Zoti i vërtetë ka ba që Jerobeami edhe krejt Izraeli me e hup luftën përballë Abijas edhe Judës.

16 Izraelitët kanë ikë, ama Zoti i ka lanë me ra në duert e burrave të Judës.

17 Abija edhe njerëzit e tij i kanë mund shumë keq. Pi Izraelit kanë ra të vdekun 500 000 luftëtarë t’ushtrum.

18 Kështu, në atë kohë burrat e Izraelit u përulën, kurse burrat e Judës dolën ma të fortë, se kanë pasë besim te Jehovai, Zoti i të parëve të tyne.

19 Abija e ka ndjekë Jerobeamin edhe ia ka marrë disa qytete: Bethelin, Jeshanën edhe Efrainin, bashkë me vendbanimet që ju takojshin atyne.

20 Jerobeami s’u ba ma kurrë aq i fortë sa përpara gjatë mbretnimit të Abijas. Në fund Jehovai e ka dënu edhe aj ka vdekë.

21 Kurse Abija ka vazhdu me u forcu gjithnji e ma shumë. Aj i ka marrë 14 gra edhe u ba baba i 22 djemve edhe 16 vajzave.

22 Krejt senet tjera për historinë e Abijas, për qka ka ba edhe qka ka thanë, jonë të shkrume në shënimet e profetit Iddo.