Libri i tret i Musës 18

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Jehovai i tha prapë Moisiut:

2 “Foluni izraelitëve edhe thuajuni: ‘Unë jom Jehovai, Zoti juaj.

3 Mos u sillni qysh sillen njerëzit në Egjipt, ku keni jetu, as qysh sillen njerëzit në vendin e Kanaanit, ku po ju çoj. Mos i ndiqni rregullat e tyne.

4 Zbatoni vendimet e mia, mbajuni rregullave të mia edhe veproni simas tyne. Unë jom Jehovai, Zoti juaj.

5 Mbajuni rregullave edhe vendimeve të mia. Kush i zbaton, ka me jetu falë tyne. Unë jom Jehovai.

6 Askush pi juve s'guxon me iu afru naj të afërmi të ngushtë për me flejt me të. Unë jom Jehovai.

7 S'guxon me flejt as me babën tand, as me nanën tane. Ajo asht nana jote. S'guxon me flejt me të.

8 S'guxon me flejt me grun e babës tand. Kjo e turpnon babën tand.

9 S'guxon me flejt me motrën tane, qoftë çika e babës tand a çika e nanës tane, pa marrë parasysh a ka lindë në të njajtën shpi a jo.

10 S'guxon me flejt me çikën e djalit tand, as me çikën e çikës tane, se qashtu e turpnon veten.

11 S'guxon me flejt me çikën e grues së babës tand, që asht edhe çika e babës tand, se ajo asht motra jote.

12 S'guxon me flejt me motrën e babës tand. Ajo asht e afërmja e babës tand pi gjaku.

13 S'guxon me flejt me motrën e nanës tane, se ajo asht e afërmja e nanës tane pi gjaku.

14 S'guxon me e turpnu vllaun e babës tand tu flejt me grun e tij. Ajo asht gruja e axhës tand.

15 S'guxon me flejt me nusën e djalit tand. Ajo asht gruja e djalit tand. S'guxon me flejt me të.

16 S'guxon me flejt me grun e vllaut tand, se qashtu e turpnon vllaun tand.

17 S'guxon me flejt me nji grue edhe me çikën e saj. As s'guxon me e marrë çikën e djalit të saj a çikën e çikës së saj për me flejt me to. Ato jonë të afërme të saj. Kjo asht punë e turpshme.

18 S'guxon me e marrë motrën e grues tane si grue tjetër, as me flejt me të sa asht motra e saj gjallë, që mos me u bo ato dyja kundërshtare mes veti.

19 S'guxon me iu afru nji grueje për me flejt me të, kur ajo asht e papastër gjatë të përmuajshmeve.

20 S'guxon me pas marrëdhënie seksuale me grun e dikujt tjetër. Qashtu e bon veten të papastër.

21 Mos lejo me ia ofru Molekut si kurban asnji pi pasardhësve tu. Mos e flliq emnin e Zotit tand në këtë mënyrë. Unë jom Jehovai.

22 S'guxon me flejt me nji burrë qysh flehet me nji grue. Kjo asht diçka e neveritshme.

23 Nji burrë s'guxon me pas marrëdhënie seksuale me naj kafshë, se qashtu bohet i papastër. Edhe nji grue s'guxon me u vu para nji kafshe për me pas marrëdhënie seksuale me të. Kjo asht kundër natyrës.

24 Mos u boni të papastër me këso punësh, se me krejt këto punë jonë bo të papastër popujt që unë po i përzaj para juve.

25 Për qata vendi asht i papastër. Unë kom me e dënu për fajin e tij, edhe toka ka me i pështy jashtë banorët e vet.

26 Ju ama mbajuni rregullave edhe vendimeve të mia, edhe mos e boni asnjanën pi krejt këtyne punëve të neveritshme, as ata që jonë vendas, as të hujt që jetojnë mes juve.

27 Se krejt këto punë të neveritshme i kanë bo njerëzit që kanë jetu në qat vend para juve, edhe tash toka asht e papastër.

28 Qashtu toka s'ka me pas nevojë me ju pështy jashtë juve pse e keni bo të papastër, qysh ka me i pështy jashtë popujt që u konë aty para juve.

29 Nëse dikush e bon naj njanën pi këtyne punëve të neveritshme, krejt ata që i bojnë këto punë kanë me u hjekë pi mesi i popullit të vet.

30 Bane qka jeni të obligum ndaj meje, edhe mos i ndiqni asnjanin pi zakoneve të neveritshme që jonë praktiku para juve, që mos me u bo të papastër me to. Unë jom Jehovai, Zoti juaj.’”