Josiu 18
1 Masanej krejt populli i Izraelit u mblodh te Shilo, edhe aty e kanë ngritë çadrën e takimit, se tash e kishin marrë nën kontroll atë vend.
2 Po hala kanë mbetë shtatë fise t'Izraelit që s'e kanë marrë trashëgiminë e tyne.
3 Për këtë arsye, Josiu u ka thanë izraelitëve: «Deri kur keni me e shty me shku e me e marrë tokën që jua ka dhanë Jehovai, Zoti i t'parëve tuaj?
4 Zgjedhini pi tre burra pi secilit fis. Unë kam me i çu me shku nëpër krejt vendin edhe me e shënu tokën, që masanej me mujtë me e nda si trashëgimi. Kur ta kryjnë, le t'kthehen te unë.
5 Ata le ta ndajnë tokën mes veti n'shtatë pjesë. Juda ka me mbetë n'territorin e vet n'jug, kurse pasardhësit e Jozefit kanë me mbetë n'territorin e tyne n'veri.
6 Shënojeni krejt tokën, ndajeni n'shtatë pjesë edhe m'i sillni shënimet. Masanej unë kam me qitë shortin për ju ktu, para Jehovait, Zotit tonë.
7 Po levitët s'kanë me marrë pjesë toke mes jush, se trashëgimia e tyne asht shërbimi si prifta për Jehovain. Kurse Gadi, Rubeni edhe gjysma e fisit t'Manases veç e kanë marrë trashëgiminë e tyne n'lindje t'Jordanit, që ua ka dhanë Moisiu, shërbëtori i Jehovait.»
8 Kështu burrat që kanë pasë me e shënu tokën jonë ba gati me u nisë, edhe Josiu u ka thanë: «Shkoni, kaloni nëpër krejt vendin, shënojeni tokën edhe masanej kthehuni te unë. Unë kam me qitë shortin për ju ktu n'Shilo, para Jehovait.»
9 Atëherë burrat jonë nisë, kanë kalu nëpër krejt vendin, i kanë shënu qytetet edhe e kanë nda tokën n'shtatë pjesë. Krejt qka kanë shënu e kanë shkru n'nji libër. Masanej jonë kthy te Josiu n'kampin e Shilos.
10 Atëherë Josiu ka qitë shortin për ta n'Shilo, para Jehovait. Aty ua ka nda izraelitëve pjesët e tokës që u kanë taku.
11 Shorti i ka ra fisit t'Benjaminit, simas familjeve t'tyne, edhe territori që u ka ra me short u konë mes territorit t'pasardhësve t'Judës edhe atij t'pasardhësve t'Jozefit.
12 N'anën veriore, kufini fillonte te Jordani, kalonte nëpër shpatin verior t'Jerikos edhe vazhdonte kah perëndimi nëpër mal, deri te shkretëtina e Beth-Avenit.
13 Pi aty kufini vazhdonte deri te Luzi, te shpati jugor i Luzit (dmth Betheli), edhe masanej zhdrypte deri te Atroth-Adari, n'malin që asht n'jug t'Beth-Horonit t'Poshtëm.
14 N'anën perëndimore, kufini bante nji kthesë kah jugu te mali që asht n'jug t'Beth-Horonit. Përfundonte te Kirjath-Baali (dmth Kirjath-Jearimi), nji qytet i Judës. Kjo u konë ana perëndimore.
15 Ana jugore fillonte te skaji i Kirjath-Jearimit, edhe kufini shkonte kah perëndimi. Vazhdonte deri te burimi i ujit t'Neftoahut.
16 Kufini zhdrypte deri te rrënza e malit që asht përballë luginës së djalit t'Hinomit, e cila gjendet n'veri t'luginës së refaimëve. Masanej zhdrypte n'luginën e Hinomit, përgjatë shpatit jugor t'jebusitëve, edhe vazhdonte te En-Rogeli.
17 Pi aty kufini shkonte kah veriu deri te En-Shemeshi, vazhdonte te Gelilothi, përballë rrugës përpjetë t'Adumimit, edhe zhdrypte deri te guri i Bohanit, djalit t'Rubenit.
18 Masanej kalonte përgjatë shpatit verior përballë Arabës edhe zhdrypte deri n'Araba.
19 Pi aty kufini vazhdonte deri te shpati verior i Beth-Hoglës edhe përfundonte te gjiri verior i Detit t'Kripur, aty ku Jordani derdhet n'det n'jug. Ky u konë kufini jugor.
20 Kufini lindor u konë Jordani. Këta jonë konë kufijtë pi krejt anët e trashëgimisë së pasardhësve t'Benjaminit, simas familjeve t'tyne.
21 Qytetet e fisit t'Benjaminit, simas familjeve t'tyne, jonë konë: Jeriko, Beth-Hogla, Emek-Kezizi,
22 Beth-Araba, Zemaraimi, Betheli,
23 Avimi, Para, Ofra,
24 Kefar-Amoni, Ofni edhe Geba, gjithsej 12 qytete bashkë me vendbanimet që u kanë taku atyne.
25 Gibeoni, Rama, Beerothi,
26 Mizpe, Kefira, Moza,
27 Rekemi, Jirpeeli, Tarala,
28 Zela, Ha-Elefi, Jebusi (dmth Jerusalemi), Gibea edhe Kirjathi, gjithsej 14 qytete bashkë me vendbanimet që u kanë taku atyne.
Kjo u konë trashëgimia e pasardhësve t'Benjaminit, simas familjeve t'tyne.