Gjykatesit 20
1 Masanej krejt izraelitët, pi Danit e deri në Beershebë, edhe ata pi anës së Gileadit, kanë ardhë e krejt populli u mblodh bashkë si nji trup para Jehovait në Mizpa.
2 Krerët e popullit, bashkë me krejt fiset e Izraelit, e zunë vendin e vet në mbledhjen e popullit të Zotit. Aty u mblodhën 400 000 ushtarë që luftojshin në kambë, të armatosun me shpata.
3 Benjaminitët e morën vesh që burrat e Izraelit kishin shku në Mizpa. Atëher burrat
e Izraelit thanë: «Na kallxoni, qysh ka ndodhë kjo punë kaq e tmerrshme?»
4 Leviti, burri i grues që u vra, ju kallxoj: «Unë kom ardhë në Gibeah të Benjaminit bashkë me grun teme që s’e kisha me kurorë, për me e kalu natën aty.
5 Burrat e Gibeas u bashkun kundër meje edhe natën e rrethun shpinë. Ata dojshin me më vra mu, po masanej e dhunun grun teme që e kisha me veti, edhe ajo ka dekë.
6 Atëher unë e mora trupin e dekun të grues teme, e preva në copa edhe i çova ato copa në krejt pjesët e tokës që i kanë trashëgu fiset e Izraelit, se në Izrael u bo nji punë shumë e flliqtë edhe e turpshme.
7 Tash, ju krejt izraelitët, mendoni bashkë edhe kallxoni qka duhet me bo.»
8 Atëher krejt populli u çu në kambë si nji trup edhe thanë: «Asnjani pi neve s’ka me u kthy as në çadrën e vet, as në shpinë e vet.
9 Me Gibean kemi me vepru qeshtu: me short ka me u vendos kush ka me shku me luftu kundër qytetit.
10 Pi krejt fiseve të Izraelit kemi me i marrë 10 burra pi çdo 100 vetave, 100 pi çdo 1000 vetave edhe 1000 pi çdo 10 000 vetave. Ata kanë me siguru ushqim për ushtrinë, që ajo me mujt me shku kundër Gibeas në Benjamin, për shkak të asaj pune të tmerrshme që u bo në Izrael.»
11 Qeshtu krejt burrat e Izraelit u mblodhën bashkë edhe si nji trup, të bashkum me njani-tjetrin, u nisën kundër qytetit.
12 Masanej fiset e Izraelit çunë burra te krejt fisi i Benjaminit edhe ju thanë: «Qka asht kjo punë e tmerrshme që ka ndodhë te ju?
13 Tash na i dorëzoni ata burra të pavlerë të Gibeas, që me i vra edhe me e hjekë të keqen pi Izraelit.» Po benjaminitët s’deshtën me i ngu vllaznit e vet izraelitë.
14 Masanej benjaminitët u mblodhën pi qytetet e veta në Gibeah, për me shku në luftë kundër burrave të Izraelit.
15 Atë ditë benjaminitët i mblodhën pi qytetet e veta 26 000 burra të armatosun me shpata. Përveç tyne, u bashkun edhe 700 luftëtarë të zgjedhun pi Gibeas.
16 Në qat ushtri u konë edhe 700 ushtarë të zgjedhun që e përdorshin dorën e majtë. Secili pi tyne mujke me gjujt gurë me hobe aq saktë, sa s’e huqke cakun as për nji fije floku.
17 Burrat e Izraelit, pa e llogaritë Benjaminin, i mblodhën 400 000 luftëtarë të armatosun me shpata. Krejt këta u konë luftëtarë me përvojë.
18 Ata u çunë edhe shkunë në Bethel për me e vet Zotin. Izraelitët e vetën: «Kush pi neve duhet me dalë i pari në luftë kundër benjaminitëve?» Jehovai ju përgjigj: «Juda le të prijë.»
19 Masanej izraelitët u nisën herët në mëngjes edhe e ngritën kampin afër Gibeas.
20 Burrat e Izraelit dolën me luftu kundër Benjaminit edhe u rreshtun për luftë afër Gibeas.
21 Atëher benjaminitët dolën pi Gibeas edhe atë ditë i vranë 22 000 burra të Izraelit.
22 Po ushtria e Izraelit nuk e hupën guximin. Ata u rreshtun apet për luftë në të njejtin ven, qysh kishin bo ditën e parë.
23 Izraelitët shkunë në Bethel edhe kajtën para Jehovait deri në mramje. Masanej e vetën Jehovain: «A me shku apet në luftë kundër vllaznive tonë, benjaminitëve?» Jehovai ju përgjigj: «Shkoni.»
24 Qeshtu, ditën e dytë izraelitët ju afrun benjaminitëve.
25 Po edhe benjaminitët dolën pi Gibeas ditën e dytë për me ju dalë përballë edhe i vranë edhe 18 000 izraelitë të tjerë, që krejt u konë të armatosun me shpata.
26 Atëher krejt burrat e Izraelit shkunë në Bethel. U ulën aty para Jehovait edhe kajtën. Atë ditë agjërun deri në mramje edhe i ofrun Jehovait kurbane që digjeshin krejt edhe kurbane bashkësie.
27 Masanej burrat e Izraelit e vetën Jehovain, se në atë kohë arka e besëlidhjes së Zotit të vërtetë u konë aty.
28 Në atë kohë, Finehasi, djali i Eleazarit, që u konë djali i Aaronit, shërbente para arkës së besëlidhjes. Izraelitët e vetën: «A me shku edhe nji herë në luftë kundër vllaznive tonë, burrave të Benjaminit, a me e lanë krejt?» Jehovai ju përgjigj: «Shkoni, se nesër kom me jua dorëzu ata në duert tuja.»
29 Atëher izraelitët i vendosën disa burra tinza, në pritë, rreth e rrotull Gibeas.
30 Ditën e tretë izraelitët dolën kundër benjaminitëve edhe u rreshtun për luftë përballë Gibeas, qysh kishin bo edhe herët tjera.
31 Kur benjaminitët dolën për me ju dalë përballë ushtrisë, u largun gjithnji e ma shumë pi qytetit. Masanej ja nisën me i sulmu izraelitët qysh kishin bo edhe herët tjera edhe i vranë disa burra në rrugët kryesore, ku njana çonte në Bethel e tjetra në Gibeah. I lanë rreth 30 burra të Izraelit të dekun në fushë të hapët.
32 Atëher benjaminitët thanë: «Edhe kësaj here po hupin kundër neve, qysh kanë hupë ma herët.» Po izraelitët kishin thanë: «Kemi me u tërhekë edhe kemi me i mashtru që me na ndjekë nëpër rrugë, larg qytetit.»
33 Qeshtu krejt burrat e Izraelit i lanë vendet ku ishin, edhe u rreshtun apet për luftë afër Baal-Tamarit. Ndërkohë, izraelitët që rrishin tinza në pritë përreth Gibeas, dolën pi aty edhe sulmun.
34 Qeshtu 10 000 burra të zgjedhun pi krejt Izraeli u nisën kundër Gibeas edhe ja nisi nji luftë shumë e fortë. Po benjaminitët s’e kishin marrë vesh që nji shkatrrim i madh po ju vinte.
35 Jehovai ju dha fitore izraelitëve kundër benjaminitëve. Atë ditë izraelitët i vranë 25 100 burra të Benjaminit, që u konë të armatosun me shpata.
36 Benjaminitët kishin mendu që kanë me i mund burrat e Izraelit, kur i panë tu u tërhekë para tyne. Po izraelitët u tërhoqën, se kishin besim te burrat që i kishin vendosë tinza në pritë kundër Gibeas.
37 Burrat që rrishin në pritë veprun shumë shpejt edhe u turrën drejt Gibeas. U shpërndanë nëpër qytet edhe i vranë me shpata krejt banorët.
38 Izraelitët ishin marrë vesh me burrat që kishin me e sulmu qytetin pi prita, që ata me çu nalt nji shenjë tymi pi qyteti.
39 Kur izraelitët ju kthynë shpinën benjaminitëve në luftë, burrat e Benjaminit i sulmun edhe i vranë rreth 30 izraelitë. Ata thanë: «Tash po shihet qartë që apet po hupin kundër neve, qysh kanë hupë në luftën e kalume.»
40 Po atëher u çu nalt nji shtyllë tymi përmbi qytet, si shenjë. Kur burrat e Benjaminit u kthynë me kqyrë, e panë që krejt qyteti kishte marrë flakë.
41 Atëher burrat e Izraelit u kthynë edhe ju dolën përballë, e benjaminitët u trishtun kur e kuptun që nji shkatrrim i madh ju kishte ardhë.
42 Ata ja nisën me ikë para burrave të Izraelit, drejt shkretinës, po izraelitët i ndoqën. Edhe burrat e Izraelit që dolën pi qytetit u bashkun me të tjerët për me i vra benjaminitët.
43 Ata i rrethun benjaminitët edhe i ndoqën pa ju nda e pa pasë dhimt për ta. Mu përballë Gibeas, në anën e lindjes, i shkatrrun.
44 Në fund ranë të dekun 18 000 burra të Benjaminit, krejt luftëtarë të fortë.
45 Burrat e Benjaminit u kthynë edhe ikën drejt shkretinës, te shkambi i Rimmonit. Po izraelitët i vranë 5000 pi tyne nëpër rrugë. I ndoqën benjaminitët deri në Gidom edhe i vranë edhe 2000 burra të tjerë.
46 Gjithsej, atë ditë ranë të dekun 25 000 burra të Benjaminit, krejt luftëtarë të fortë, të armatosun me shpata.
47 Po 600 burra arritën me ikë në shkretinë, te shkambi i Rimmonit, edhe nejtën katër muj aty te shkambi.
48 Masanej burrat e Izraelit u kthynë kundër benjaminitëve edhe i vranë me shpata krejt ata që kishin mbetë nëpër qytete, pi njerëzve e deri te bagëtia. Edhe krejt qyteteve që i gjetën rrugës ju dhanë flakën.