Jobi 19
1 Jobi u përgjigj:
2 “Deri kur keni me ma ngacmu
shpirtin, e me m’shtyp me fjalë?
3 Plot dhjetë herë m’keni sha.
As s’po ju vjen marre me m’trajtu kaq keq.
4 Edhe nëse kom ba naj gabim,
ajo asht veç puna jem.
5 Nëse ju patjetër po doni me u ngrit mbi mu
edhe po thoni që akuzat kundër meje jonë me vend,
6 atëherë dijeni që vet Zoti m’ka çu n’rrugë
t’gabume edhe m’ka zanë n’rrjetën e vet t’gjuetisë.
7 Shihni! Unë po bërtas pa nalë: ‘Dhunë!’, po përgjigje s’po
marr. Po thirri vazhdimisht për ndihmë, po drejtësi s’ka.
8 Ma ka mbyll rrugën me nji mur guri, e unë s’muj me kalu.
Rrugët e mia i ka mbulu me terr.
9 Ma ka marrë lavdinë edhe ma
ka hjek kunorën pi kryt.
10 Pi krejt anëve po m’rrëzon, derisa s’mbes ma.
Shpresën tem po ma shkul si nji pemë.
11 Zemërimi i tij asht ndezë kundër meje
edhe aj po m’sheh si armik t’vetin.
12 Ushtritë e tij po mblidhen edhe po m’rrethojnë.
Ata po ngrejnë kamp rreth çadrës tem.
13 Vllaznit e mi i ka largu shumë pi
meje, e ata që m’njohin m’kanë kthy shpinën.
14 Ata që i kom pas afër janë largu, e
ata që i kom njoft mirë m’kanë harru.
15 Mysafirët n’shpinë tem edhe skllavet e mia po m’shohin si t’huj.
N’sytë e tyne unë jom i huj.
16 Po e thirri shërbtorin tem, po aj s’po m’përgjigjet.
Me gojën tem po i lutna me pas dhimt për mu.
17 Edhe gruja jem po neveritet pi fryma jem, e
për vllaznit e mi jom ba erë e keqe.
18 Edhe fmija po m’përbuzin.
Kur çohna n’kamë, ia nisin me u tall me mu.
19 Krejt shokt e mi t’ngushtë po m’kanë neveri, e
ata që i kom dashtë m’kanë kthy shpinën.
20 M’kanë met veç lëkura e
eshnat, edhe mezi po shpëtoj.
21 Kini dhimt për mu, o shokt e mi, kini dhimt
për mu, se vet dora e Zotit m’ka godit.
22 Pse po m’ndjekni pa nalë si
Zoti edhe po m’sulmoni pa pushim?
23 Ah, sikur fjalët e mia me u shkru!
Sikur me u shënu n’nji libër!
24 Sikur me u gdhend përgjithmonë n’gur, me
nji majë t’hekurt edhe me plumb!
25 Se unë e di fort mirë që Shpenguesi jem asht gjallë.
Ma vonë aj ka me ardh edhe ka me u ngrit mbi tokë.
26 Mas që lëkura jem asht ba kështu copë-copë, po mishi
hala asht n’mu, unë kom me e pa Zotin,
27 po, unë vet kom me e pa, me sytë e
mi kom me e pa, jo me sytë e
dikujt tjetër. E prapë, përbrenda po ndihem krejt i shtypun.
28 Se ju po thoni:
‘Qka don me thanë që na po e ndjekim atë?’, si me konë unë rrënja e problemit.
29 Tutuni edhe ju pi shpatës, se
shpata sjell dënim për fajet. Duhet
me ditë që ka nji gjykatës.”