Jeremia 18
1 Jehovai ia ka dhanë Jeremisë qet mesazh:
2 “Çohu edhe zhdryp te shpija e poçarit. Atje kam me t'i thanë fjalët e mia.”
3 Kështu që unë kam zhdryp te shpija e poçarit. Aj po punojke te rrotat e poçarit.
4 Po ena që po e punojke poçari me baltë iu prish n'dorë. Për qata aj e ka marrë baltën edhe e ka ba nji enë tjetër, qysh i ka pëlqy atij.
5 Masanej më ka ardh mesazhi pi Jehovait:
6 “‘A s'muj unë me vepru me ju qysh po vepron ky poçar, o shpija e Izraelit?’, thotë Jehovai. ‘Kqyrni! Qysh asht balta n'dorë t'poçarit, ashtu jeni edhe ju n'dorën teme, o shpija e Izraelit.
7 Sa herë që unë tham se kam me e shkul, me e rrëzu e me e shkatërru nji popull a nji mbretni,
8 e nëse ky popull e len ligësinë për të cilën e kam qortu, atëherë edhe unë kam me e ndërru mendjen edhe s'kam me ia sjell fatkeqësinë që kam pas ndërmend me ia sjell.
9 Po sa herë që unë tham se kam me e ndërtu e me e mbjellë nji popull a nji mbretni,
10 e nëse aj popull ban qka asht keq n'sytë e mi edhe s'ma ngon zanin, atëherë kam me e ndërru mendjen edhe s'kam me ia ba t'mirën që kam pas ndërmend me ia ba.’
11 Tash, të lutem, shko e thuaju njerëzve t'Judës edhe banorëve t'Jerusalemit: ‘Kështu thotë Jehovai: “Unë po përgatis nji fatkeqësi edhe po e baj nji plan kundër juve. Ju lutem, kthehuni pi rrugëve tuja t'këqija edhe ndërroni rrugët e veprat tuja.”’”
12 Po ata kanë thanë: “S'ka shpresë! Na kemi me vepru qysh na thotë mendja jonë, edhe secili pi neve ka me shku mas zemrës t'vet t'keqe e kryeneçe.”
13 Për qata Jehovai thotë:
“Pyetni pak n'mes t'popujve.
Kush ka ni najherë për nji sen t'qatillë?
Virgjnesha e Izraelit ka ba nji sen shumë t'tmerrshëm.
14 A zhduket bora e Libanit pi shkambinjtë e shpateve t'tij?
A thahen ujërat e ftofta që rrjedhin pi larg?
15 Po populli jem më ka harru. Se po i bajnë
kurbane diçkaje që s'vlen kurgjo, edhe po i bajnë njerëzit me
u pengu n'rrugët e tyne, n'shtigjet e moçme, që me
shku n'rrugë anësore që s'janë as t'drejta e as t'rrafshëta,
16 e kështu me e ba vendin e tyne nji vend që të kall
tmerr, nji vend me të cilin kanë me u tall përgjithmonë. Secili
që kalon andej ka me kqyr i tronditun edhe ka me tund kryt.
17 Qysh era pi lindjes, ashtu kam me i shpërnda para armikut.
Ditën e fatkeqësisë tyne kam me ua kthy shpinën e jo ftyrën.”
18 Edhe ata kanë thanë: “Hajdeni ta bajmë nji plan kundër Jeremisë, se priftat tonë s'kanë me mbet pa ligj, njerëzit e mençëm pa këshilla, e profetët pa fjalët e Zotit. Hajdeni të shpifim për të edhe mos t'ia vnojmë veshin qka po thotë.”
19 Kushtom vëmendje, o Jehova, edhe ngoj
qka po thonë kundërshtarët e mi.
20 A asht n'rregull me ta kthy t'mirën me t'keqe? Ata ma
kanë hapë nji gropë, se po dojnë me ma marrë
jetën. Kujtoje qysh kam nejt para teje edhe kam fol mirë
për ta, për me e largu zemërimin tand pi tyne.
21 Për qata, lëri djemtë e tyne n'dorë t'urisë edhe
dorëzoji n'fuqinë e shpatës. Gratë e tyne le të
mbesin pa fëmijë edhe pa burra. Burrat e
tyne le të vdesin pi murtajës që vret, e
djelmoshat e tyne le të bien pi shpatës n'luftë.
22 Le të nihet britma pi shpive t'tyne, kur
ti papritmas ua çon plaçkitësit. Se ata kanë
hapë nji gropë për me më zanë mu,
edhe kanë vnu kurthe për kamtë e mia.
23 Po ti, o Jehova, i din shumë mirë
krejt planet e tyne për me më
vra mu. Mos ua mbulo fajin edhe mos
ua fshi gjynahin para syve tu. Lëri me
u pengu e me ra para teje,
kur ti vepron kundër tyne me zemërimin tand.