Zanafilla 8

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


⚠️ KUJDES: Ky kapitull osht tu u përkthy. Mundet me pasë gabime. ⚠️

1 Por Zoti nuk e la ne harrese Noen edhe krejt shtazët e egra e kafshët e shpisë që ishin me të në anije. Përqata Zoti çoi nji erë me fry mbi tokë edhe ujt filloj me u largu e me ra te poshtë. 2 U mshelen burimet e ujnave thella edhe u mshelen dyert e qiellit, dhe u ndal shiu që po binte prej havas. 3 Uji mbi tokë kadalë-kadalë u pakësu. Mas 150 ditve uji u pat ulë shum. 4 Ditën e shtatëmbëdhjetë të muajt të shtatë anija u nal në malet e Araratit. 5 Uji vazhdoj me u pakësu deri në muajin e dhjetë. Ditën e parë të muajt të dhjetë u dukën majat e maleve.

6 Mas katëdhjet ditve Noeja e qeli dritaren që e kish bo te anija. 7 E lëshoj nji korb me fluturu. Ai dilke jasht, fluturke anej-kenej e u kthejke apet, deri sa u tha uji prej tokës.

8 Ma vonë ai e lëshoj edhe nji pëllumb me pa a kish nisë me u terë uji prej sipërfaqes së tokës. 9 Po toka hala u kan e mbulu krejt me uj, edhe pëllumbi nuk ’gjeti ku me zhdryp me pushu. Perqata u kthy te Noeja në anije. Ai e zgati doren, e kapi edhe e shtini apet mrena në anije. 10 Priti edhe shtatë dit tjera, e apet e lëshoj pëllumbin prej anijes. 11 Në mramje, pëllumbi u kthy te ai, edhe Noeja pa që e kish në sqep ose gojë nji fletë t’freskët ose taze të ullinit. Atëher aj e kuptoj që uji ish largu prej tokës. 12 Priti edhe shtatë dit tjera edhe e lëshoj pëllumbin për të tretën herë, po qet herë ai nuk u kthye ma te ai.

13 Në vitin e gjashtqindtë e par t’Noes, ditën e par t’muajt t’par, uji tashma ishte tërhek prej tokës. Noeja e hoqi kapakun e anijes edhe pa që sipërfaqja e tokës ish kan e thatë. 14 Ditën e njëzeteshtatë të muajit të dytë toka u tha krejt.

15 Atëherë Zoti i tha Noes: 16 „Dil prej anijes ti, gruaja jote, djemt e tu edhe grat e djemve tu.“ 17 „Nxerri jasht edhe krejt kafshët: shpezët, kafshët e shpijës edhe krejt gjallesat që livritin në tokë. Ata le të shtohen në tokë, le të bajn thfmi e le të bohen shumë.“

18 Atëherë Noeja doli jasht me djemt e vet, me grun e vet edhe me grat e djemve të tij. 19 Prej anijes dolën krejt kafshët, të ndame simas llojeve: krejt gjallesat që livritin, krejt shpezët e krejt qka livrit në tokë. 20 Noeja e ndërtoj nji altar per Kurban për Jehovajt. Mori prej krejt shpezve të pastera edhe prej krejt kafshëve të pastra disa copa edhe i ka qit si kurban me u kallë përmi altar. 21 Jehovaj e ndjeu erën e mirë, edhe tha me veti: „Kurr ma nuk kam me e mallku token për faj të njerit, se njeriu prej i ri e ka në zemëren me mendu veq keq. Kurr ma nuk kam me i zhduk krejt gjallesat si qysh i kom zhduk tash. 22 Prej tashit e masanej, sa të ekzistojë toka, nuk ka me ju nal kurrë: mbjellja e korrja, i ftohti dhe i nxehti, vera e dimri, dita dhe nata.“