Jobi 22

Aus bibla-popullore.org
Version vom 24. Oktober 2026, 21:12 Uhr von BiblaPopulloreBot1337 (Diskussion | Beiträge)
(Unterschied) ← Nächstältere Version | Aktuelle Version (Unterschied) | Nächstjüngere Version → (Unterschied)
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Elifazi pi Temanit u përgjigj:

2 “A munet nji njeri me i hy n’punë Zotit?
A munet dikush që ka mend me i vlejt atij?

3 A i intereson t’Plotfuqishmit që ti je i drejtë?
A fiton naj sen aj pse ti ec n’rrugë t’ndershme?

4 A ka me t’dënu aj edhe me t’çu
para gjyqit pse ki respekt për të?

5 A s’asht ma shumë shkaku ligësia jote e
madhe edhe fajet e tua që s’kanë fund?

6 Se ti po ua merr vllaznive pengun pa kurrfarë arsye,
po ua rrëmben njerëzve teshat edhe po i len cullak.

7 T’lodhunit s’i jep ujë me pi,
e t’urit s’i jep ushqim.

8 Toka i takon atij që ka fuqi,
e njeriu që ka përkrahje jeton n’to.

9 Po ti i ke kthy vejushat duarthatë, edhe
fëmijëve pa babë ua ke thy krahët.

10 Prandaj je i rrethum me kurthe,
edhe frika e papritun po t’tmerron.

11 Prandaj asht kaq terr sa s’po sheh
kurgjo, e nji vërshim uji po t’mbulon.

12 A s’asht Zoti atje nalt n’qiell?
E shih sa nalt jonë krejt yjet!

13 Po ti ke thanë: ‘Qka din Zoti? A
munet aj me gjyku përmes territ t’dendun?

14 Retë e mbulojnë, kështu që s’sheh kurgjo,
kur ec nëpër kupën e qiellit.’

15 A ki me i ndjek rrugët e kohëve
t’moçme, ku kanë ec burrat e këqij,

16 burrat që janë marrë para kohe, e
që vërshimi ua ka marrë themelet?

17 Ata i kanë thanë Zotit t’vërtetë: ‘Na le rahat!’,
edhe: ‘Qka munet me na bo i Plotfuqishmi?’

18 E prapë, aj ua ka mbush shpijat me t’mira.
(Mendimet e këqija si këto janë larg meje.)

19 T’drejtit kanë me e pa këtë edhe kanë me u gëzu, e
t’pafajshmit kanë me u tall me ta e kanë me thanë:

20 ‘Kundërshtarët tanë janë shkatërru, e qka ka mbet
pi tyne ka me e hangër zjarri.’

21 Mëso me e njoft Zotin edhe ki me pas paqe.
Atëherë kanë me t’ardh t’mira.

22 Pranoje ligjin që del pi gojës së tij,
edhe ruj fjalët e tij n’zemrën tande.

23 Nëse kthehesh te i Plotfuqishmi, ki me u çu prapë n’kamë.
Nëse e largon padrejtësinë pi çadrës tande,

24 nëse arin tand e hudh n’pluhun, edhe
arin e Ofirit n’çarjet e shkëmbinjve,

25 atëherë i Plotfuqishmi ka me u bo ari yt, aj
ka me u bo argjendi yt ma i mirë.

26 Se atëherë i Plotfuqishmi ka me konë burimi i gëzimit
tand, edhe ti ki me e çu fytyrën kah Zoti.

27 Ki me iu lutë atij, e aj ka me t’ni.
Edhe zotimet e tua ki me i përmbush.

28 Qkado që vendos, ka me t’ec mbarë,
edhe n’rrugën tande ka me shndrit drita.

29 Se nëse fol me mendjemadhësi, ki me u
poshtnu, po aj ka me i shpëtu t’përulunit.

30 Aj ka me i shpëtu t’pafajshmit.
Pra, nëse durt e tua jonë t’pastra, ti ki me shpëtu me siguri.”