Jobi 24

Aus bibla-popullore.org
Version vom 24. Oktober 2026, 21:12 Uhr von BiblaPopulloreBot1337 (Diskussion | Beiträge)
(Unterschied) ← Nächstältere Version | Aktuelle Version (Unterschied) | Nächstjüngere Version → (Unterschied)
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Pse i Plotfuqishmi s’e cakton nji kohë?
Pse ata që e njohin s’e shohin ditën e tij?

2 Njerëzit i lëvizin shenjat e kufirit.
Ata i vjedhin kopetë për me i kullotë për veti.

3 Ata ua përzajnë gomarin fëmijëve pa babë edhe
ia marrin vejushës kaun peng për borxh.

4 Ata i përzajnë t’varfrit pi rrugës.
T’pafuqishmit e tokës duhet me u mshef pi tyne.

5 T’varfrit po lypin ushqim si gomarët e egër n’vende t’egra.
N’shkretinë po lypin diçka me hangër për fëmijët e vet.

6 Ata duhet me korrë n’arën e dikujt tjetër edhe
me mbledh qka ka mbet n’vreshtën e njeriut t’keq.

7 Cullak e kalojnë natën, pa tesha.
S’kanë me qka me u mbulu për me u mbrojt pi t’ftohtit.

8 Shiu i maleve po i lag krejt.
E pasi s’kanë ku me u strehu, rrijnë t’ngjitun fort për shkambinj.

9 Fëmijën pa babë e shkulin pi gjirit, e
t’varfnit ia marrin teshat peng për borxh,

10 kështu që detyrohen me ec cullak, pa tesha, edhe me
i bart duajt e drithit, edhe pse janë t’uritun.

11 Mes mureve t’tarracave lodhen n’zhegun e ditës.
E shkelin rrushin n’shtypëse, e prapë mbesin t’etun.

12 N’qytet, ata që janë tu vdekë po rënkojnë
pa nalë. T’plagosunit për vdekje po bërtasin për
ndihmë, po Zoti s’po sheh kurgjo t’keqe n’këtë.

13 Ka njerëz që çohen kundër dritës.
Ata s’i njohin rrugët e saj
edhe s’ecin nëpër shtigjet e saj.

14 Me agim çohet vrasësi.
Aj e vret t’pafuqishmin edhe
t’varfnin, e natën vjedh.

15 Syri i atij që bon kurorëshkelje po e pret muzgun.
Aj thotë:
‘Kërkush s’ka me m’pa!’, edhe e mbulon fytyrën.

16 N’terr ata hyjnë me zor n’shpija.
Ditën mbyllen mbrenda.
Drita asht e huj për ta.

17 Se për ta mëngjesi asht njajt si terri i thellë.
Ata i njohin mirë tmerret e territ t’thellë.

18 Po vërshimi i merr shpejt me veti.
Copa e tokës së tyne ka me u mallku.
Ata s’kanë me u kthy n’vreshtat e veta.

19 Qysh thatësia edhe vapa e zhdukin borën që po
shkrihet, qashtu varri i zhduk ata që kanë mëkatu!

20 Nana e vet ka me e harru, e krimbi ka me u kënaq tu e hangër.
Kërkush s’ka me e kujtu ma.
Edhe padrejtësia ka me u rrëzu si nji pemë.

21 Aj e ndjek grunë që s’munet me
pas fëmijë edhe e trajton keq vejushën.

22 Zoti ka me u dhanë fund t’fortëve me fuqinë e vet.
Edhe nëse çohen n’kamë, jeta e tyne s’asht e sigurt.

23 Zoti i len me konë t’qetë e t’sigurt, po
sytë e tij po i përcjellin krejt qka bojnë.

24 Për pak kohë ngriten nalt, mandej s’janë ma.
Ata thyhen edhe mblidhen si krejt tjerët.
Priten si kallinjtë e drithit.

25 Kush munet tash me m’qujt rrenacak
a me m’i rrëzu fjalët?”