Jobi 25

Aus bibla-popullore.org
Version vom 24. Oktober 2026, 21:12 Uhr von BiblaPopulloreBot1337 (Diskussion | Beiträge)
(Unterschied) ← Nächstältere Version | Aktuelle Version (Unterschied) | Nächstjüngere Version → (Unterschied)
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Atëherë Bildadi, shuhiti, ia ka kthy:

2 «Pushteti edhe fuqia që t’fut frikën i takojnë atij.
Aj sjell paqe n’qiell.

3 A munen me u numëru ushtritë e tij?
Mbi kë s’ndriçon drita e tij?

4 Qysh pra munet njeriu i vdekshëm me konë i drejtë para Zotit?
Qysh munet me konë i pafajshëm nji njeri që e ka lindë nji gru?

5 As hana s’asht e ndritshme, e as
yjet s’jonë t’pastër n’sytë e tij –

6 e sa ma pak njeriu i vdekshëm, që asht si nji
larvë, edhe biri i njeriut, që asht si nji krimb!»