Isaia 24
1 Kqyrni! Jehovai po e zbraz tokën edhe po e len shkretë. Aj
po e kthen krejt përmbys edhe po i shpërndan banorët e saj.
2 Krejt kanë me e pasë fatin e
njejtë: populli edhe prifti, shërbëtori edhe zotnia
i tij, shërbëtorja edhe zonja e saj,
aj që blen edhe aj që shet, aj
që jep hua edhe aj që merr
hua, aj që ka borxh me marrë
edhe aj që ka borxh me pagu.
3 Toka ka me u zbrazë krejt,
kanë me e plaçkitë krejt, se
Jehovai i ka thanë këto fjalë.
4 Toka po mban zi, po shkatërrohet dalëngadalë.
Toka pjellore po thahet edhe po zhduket.
Njerzt e nderum të vendit po treten.
5 Toka u ndot pi banorëve të
saj, se ata i kanë shkelë
ligjet, i kanë ndrru rregullat edhe
e kanë thy besëlidhjen e përhershme.
6 Për qata mallkimi po e han tokën, edhe
ata që jetojnë n’to po dalin fajtorë. Për
qata numri i banorëve të tokës u
pakësu, edhe kanë mbetë veç shumë pak njerz.
7 Vena e re po vajton, hardhia po vyshket, edhe krejt
ata që e kanë pasë zemrën plot gëzim po ofshajnë.
8 Dajret s’po tingëllojnë ma me gëzim, zhurma
e atyne që festojnë ka pushu, edhe
tingulli i gëzushëm i harfës ka heshtë.
9 Po pijnë venë pa këndu, e pija e fortë
po u vjen e idhët atyne që e pijnë.
10 Qyteti i shkretum asht ba rrënojë.
Çdo shpi asht e mshelun, s’po hyn kurkush mrena.
11 N’rrugë po bërtasin për venë.
Krejt gëzimi asht zhdukë, gëzimi
i vendit ka marrë fund.
12 Qyteti ka mbetë rrënojë.
Porta asht shkatërru, ka mbetë veç nji grumbull gurësh e rrënojash.
13 Se kështu ka me konë n’tokë, n’mes të popujve:
Sikur kur e shkundin nji dru ullini, sikur kur i
mbledhin kokrrat e mbetuna masi kryhet vjelja e rrushit.
14 Ata kanë me e ngritë zanin,
kanë me brohoritë pi gëzimit. Pi detit
kanë me shpallë madhështinë e Jehovait.
15 Edhe n’anët e dritës kanë me e madhnu Jehovain.
N’ishujt e detit kanë me e madhnu emnin e Jehovait, Zotit të Izraelit.
16 Pi skajeve të tokës po i nijmë kangët:
“Lavdi Zotit të drejtë!” Po unë po
thom: “Po shkatërrohem, po shkatërrohem! Mjerë unë! Të
pabesët kanë vepru pa besë. Me pabesinë
e tyne, të pabesët kanë vepru pa besë.”
17 Tmerri, gropat edhe kurthet po të
presin ty, o banor i tokës.
18 Kush ikë pi zhurmës së tmerrit, ka me ra
n’gropë, e kush del pi gropës, ka me ra
n’kurth. Se dyert e ujit nalt kanë me u
çelë, edhe themelet e tokës kanë me u dridhë.
19 Toka asht ça krejt,
toka asht shkundë fort, toka
po përdridhet pi ngërçeve.
20 Toka po lëkundet si nji njeri i dehun,
edhe po lëviz sa anej-knej si nji kasolle n’erë.
Shkelja e saj po i randon shumë, edhe
ka me ra, pa u çu ma kurrë.
21 Atë ditë Jehovai ka me e kthy
vëmendjen kah ushtria që asht nalt, edhe
kah mbretat e tokës që jonë n’tokë.
22 Ata kanë me i mbledhë bashkë, si të
burgosunit që i fusin n’nji gropë, edhe kanë
me i mshelë n’burg. E mas shumë
ditësh, vëmendja ka me u kthy kah ata.
23 Hana e plotë ka me u turpnu, edhe dielli që
shndrit ka me u maru, se Jehovai, Zoti i
ushtrive, asht bo Mbret n’malin Sion edhe n’Jerusalem, me krejt
madhështinë e vet para pleqve të popullit të tij.