Ezekiel 25
1 Edhe nji herë m’erdh nji mesazh pi Jehovait. Thojke kështu:
2 «O bir i njeriut, ktheje ftyrën kah amonitët edhe profetizo kundër tyne.
3 Amonitëve thuj: ‘Ngoni fjalët e Zotnisë Sovran Jehova. Kështu thotë Zotnia Sovran Jehova: “Pasi ti ke thanë ‘Haha!’ kur vendi jem i shenjtë u përdhos, vendi i Izraelit u shkretu, edhe populli i Judës u mor rob e u çu larg,
4 për qata kam me t’ia dhanë vendin tand banorëve t’lindjes si pronë. Ata kanë me i ngrit kampet e tyne mrena teje, edhe kanë me i ngul çadrat e tyne aty. Kanë me i hangër frytet tua edhe kanë me e pi tamlin tand.
5 Kam me e ba Rabën vend ku kullosin devetë, e vendin e amonitëve vend ku pushojnë dhentë e dhitë, edhe ju keni me e kuptu që unë jom Jehova.”’»
6 «Se kështu thotë Zotnia Sovran Jehova: ‘Pasi i ke përplas duert, i ke rrehë kambët për tokë, edhe je gëzu pa masë me ligësi për vendin e Izraelit,
7 për qata kam me e shtri dorën kundër teje, edhe kam me t’ia dhanë popujve me t’plaçkitë. Kam me t’fshi pi mesi i popujve edhe kam me t’zhduk pi vendeve. Kam me t’shkatërru, edhe ki me e kuptu që unë jom Jehova.’
8 Kështu thotë Zotnia Sovran Jehova: ‘Pasi Moabi edhe Seiri kanë thanë: “Shihni! Populli i Judës asht qashtu si krejt popujt e tjerë”,
9 për qata kam me ia lanë t’pambrojtun anën Moabit kah qytetet e kufinit, që jonë bukuria e vendit t’tij: Beth-Jeshimoth, Baal-Meon, e deri n’Kirjathajim.
10 Kam me ia dhanë atë vend, bashkë me vendin e amonitëve, banorëve t’lindjes si pronë, qashtu që amonitët mos me u përmend ma n’mes t’popujve.
11 Edhe kam me e zbatu gjykimin tem mbi Moabin, e ata kanë me e kuptu që unë jom Jehova.’
12 Kështu thotë Zotnia Sovran Jehova: ‘Edomi u sjellë me hakmarrje ndaj popullit t’Judës, edhe ka marrë mbi vete faj t’madh kur u hakmor ndaj tij.
13 Për qata, kështu thotë Zotnia Sovran Jehova: “Kam me e shtri dorën kundër Edomit, edhe kam me i zhduk aty njerëzit edhe kafshët, e kam me e ba atë vend shkret. Pi Temanit deri n’Dedan, njerëzit kanë me ra pi shpatës.
14 ‘Kam me marrë hak ndaj Edomit përmes popullit tem, Izraelit. Populli jem ka me e sjell hidhërimin edhe zemërimin tem mbi Edomin, e Edomi ka me e ndi hakmarrjen teme’, thotë Zotnia Sovran Jehova.”’
15 Kështu thotë Zotnia Sovran Jehova: ‘Filistinët, pi armiqësisë t’tyne t’ashpër e pa mëshirë, kanë tentu me ligësi me marrë hak edhe me shkaktu shkatërrim.
16 Për qata, kështu thotë Zotnia Sovran Jehova: “Po e shtri dorën kundër filistinëve, edhe kam me i zhduk keretitët, e kam me i shkatërru ata banorë t’bregdetit që kanë mbet.
17 Kam me marrë hak fort ndaj tyne edhe kam me i dënu ashpër, e ata kanë me e kuptu që unë jom Jehova kur t’ua sjell hakmarrjen teme.”’»