Jobi 26
1 Jobi iu përgjigj:
2 “Sa shumë i paske ndihmu atij që s'ka fuqi!
Qysh e paske shpëtu krahun e dobët!
3 Sa mirë e paske këshillu atë që s'ka mençuni!
Sa shumë e paske tregu mendjen tande t'shëndoshë!
4 Kujt po ia thu ti këto fjalë?
Kush t'ka frymëzu me folë qeshtu?
5 Ata që s'kanë ma fuqi n'vdekje po dridhen.
Ata jonë thellë poshtë, ma poshtë se uji e gjallesat që jetojnë n'ujë.
6 Vorri rrin krejt i zbuluem para Zotit,
e vendi i shkatërrimit s'asht i mbulum.
7 Aj e shtrin qiellin e veriut mbi hapësinën e zbrazët,
e tokën e var pa e mbajtë për kurgjo.
8 Aj e mbështjell ujin n'retë e veta qashtu,
që ato s'çahen pi peshës së ujit.
9 Aj e mshef fronin e vet pi syve,
tu e shtri renë e vet përpara tij.
10 Aj e ka shënu horizontin mbi sipërfaqen e ujit.
E ka vu nji kufi mes dritës e territ.
11 Edhe shtyllat e qiellit lëkunden, fjala
e tij e fuqishme i tmerron.
12 Me fuqinë e vet aj e trazon detin, e
me mençuninë e vet e copëton përbindëshin e detit.
13 Me frymën e vet aj e kthjell qiellin.
Dora e tij e shpon gjarpnin që zor kapet.
14 E krejt këto jonë veç skajet e rrugëve të tij!
Pi tij ndëgjohet veç nji pëshpëritje e lehtë!
Për qata, kush munet me e kuptu bubullimën e tij t'fuqishme?”