Jobi 28

Aus bibla-popullore.org
Version vom 24. Oktober 2026, 21:18 Uhr von BiblaPopulloreBot1337 (Diskussion | Beiträge)
(Unterschied) ← Nächstältere Version | Aktuelle Version (Unterschied) | Nächstjüngere Version → (Unterschied)
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Ka nji vend ku nxirret argjendi,
e nji vend ku pastrohet ari.

2 Hekuri nxirret pi tokës, e
bakri shkrihet pi gurit.

3 Njeriu e mund terrin.
Edhe n'errësinën ma t'madhe, aj shkon deri n'skajet ma t'largëta, tu kërku xehe.

4 Aj hap nji pus t'thellë, larg vendeve ku
jetojnë njerëzit, n'vende t'harrume, larg rrugëve ku kalojnë
njerëzit. Burrat zhdrypin poshtë e varen pezull n'ajër.

5 Mbi tokë rritet ushqimi, po nën
tokë krejt përmbyset si me zjarr.

6 Atje n'shkamb gjendet safiri, e
pluhuni ka ari mrena.

7 Asnji shpend grabitqar s'e din shtegun për aty.
As syri i qiftit t'zi s'e ka pa.

8 Asnji kafshë madhështore s'ka shkelë aty.
As luani i ri s'ka ecë fshehtas aty.

9 Njeriu me dorën e vet i then shkambijtë e fortë.
Malet i gërryen pi themelit.

10 Aj hap kanale uji n'shkamb.
Sytë e tij i gjejnë krejt senet e çmueshme.

11 Aj ua ndal rrjedhën lumenjve te burimet e
tyne, e qet n'dritë qka asht e fshehun.

12 Po mençunia, ku munet me u gjetë?
Ku asht burimi i kuptimit?

13 Asnji njeri s'ia din vlerën, e
ajo s'gjendet n'vendin e t'gjallëve.

14 Uji i thellë thotë: ‘Ajo s'asht te
unë!’ Deti thotë: ‘Ajo s'asht te unë!’

15 S'munesh me e ble me ari t'pastër, as
me peshu argjend për me e pagu.

16 S'munesh me e ble me ari pi Ofiri, as
me gurin e rrallë oniks e me safir.

17 Ari e qelqi s'munën me u krahasu me të, as s'munesh
me e ndrru me nji enë pi arit ma t'mirë.

18 Le ma koralin e kristalin e malit.
Se nji qese me mençuni vlen ma shumë se nji qese plot me perla.

19 As topazi pi Kushit s'munet me u krahasu me të.
As me ari t'pastër s'munesh me e ble.

20 Po kah vjen mençunia?
Ku asht burimi i kuptimit?

21 Ajo asht e fshehun pi sytë e krejt t'gjallëve,
e as shpendët e qiellit s'munën me e pa.

22 Shkatërrimi e vdekja thonë:
‘Veshët tanë veç nji lajm për të e kanë ni.’

23 Zoti e din qysh me e gjetë rrugën deri te ajo.
Veç aj e din ku banon ajo,

24 se aj sheh deri n'skajet e
tokës, e sheh gjithçka nën qiell.

25 Kur aj e ka caktu fuqinë e
erës, e ka matë edhe ujin,

26 kur e ka caktu rregullin për shiun, e ia
ka caktu rrugën resë së stuhisë që bubullon,

27 atëherë aj e ka pa mençuninë e ka tregu qka asht ajo.
E ka vendosë edhe e ka provu.

28 E i ka thanë njeriut: ‘Me pasë frikë e
respekt për Jehovën, qajo asht mençuni, e me
u largu pi t'keqes, qajo asht me pasë mend.’”