Jobi 29

Aus bibla-popullore.org
Version vom 24. Oktober 2026, 21:18 Uhr von BiblaPopulloreBot1337 (Diskussion | Beiträge)
(Unterschied) ← Nächstältere Version | Aktuelle Version (Unterschied) | Nächstjüngere Version → (Unterschied)
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Jobi vazhdoi me fol edhe tha:

2 “Ah, sikur me u kthy prapë n’muajt e
kalum, n’ditët kur Zoti kujdesej për mu,

3 kur aj e linte llambën e vet me ndriçu mbi kryt
tem, kur unë ecsha nëpër terr me dritën e tij,

4 kur jom konë n’kohën ma t’mirë t’jetës tem,
kur n’çadrën tem ndihej miqësia e Zotit,

5 kur i Plotfuqishmi u konë hala me mu,
kur fëmijët e mi jonë konë rreth meje,

6 kur hapat e mi notonin n’gjalpë edhe
shkambijtë derdhnin rrëke vaji për mu.

7 Kur dilsha te porta e qytetit edhe e
zisha vendin tem n’sheshin ku mblidheshin njerëzit,

8 djelmoshat m’shihnin edhe largoheshin anash, e edhe
pleqtë çoheshin n’kamë e rrinin n’kamë.

9 Burrat që udhëhiqnin e nalnin fjalën.
Ata e vnonin dorën para gojës.

10 Burrave me nam u ndalej zani.
Gjuha u ngjitej për qiellzë.

11 Kushdo që m’ninte, fliste mirë për mu,
e ata që m’shihnin, dëshmonin n’favorin tem.

12 Se unë gjithmonë e shpëtojsha t’varfnin që thirrte për ndihmë, edhe
fëmijën pa babë e këdo që s’kish kush me i ndihmu.

13 Ata që ishin afër shkatërrimit m’bekonin,
e unë ia gëzojsha zemrën vejushës.

14 Drejtësinë e kom vesh si tesha.
Mënyra qysh gjykojsha drejt u konë si nji petk i gjatë edhe nji çallmë.

15 Për t’verbnin jom bo sy, e
për t’paralizumin jom bo kamë.

16 Për t’varfnin jom konë si babë.
I kom shqyrtu rastet e njerëzve që s’i kom njoft.

17 Atij që bonte keq ia thyjsha nofullën,
edhe ia nxjerrsha prenë pi dhomëve.

18 Gjithmonë thojsha:
‘Unë kom me vdek n’shpinë tem, edhe ditët e mia kanë me konë t’shumta si kokrrat e ranës.

19 Rrënjët e mia kanë me u shtri kah uji, edhe
vesa ka me nejt tanë natën mbi degët e mia.

20 Lavdia jem ka me u përtëri vazhdimisht, edhe
harku n’dorën tem s’ka me pushu së gjujtuni.’

21 Njerëzit m’ngojshin me padurim, edhe
pritshin n’heshtje këshillën tem.

22 Kur unë e kryjsha fjalën, ata s’kishin ma qka me shtu.
Fjalët e mia u binin butë n’veshë.

23 Ata m’pritshin si me prit shiun.
E hapshin gojën krejt, si me prit shiun e pranverës.

24 Kur u buzëqeshsha, mezi e besojshin.
Fytyra jem e ndritshme ua çonte zemrën.

25 Unë i udhëhiqsha si kryetari i tyne edhe jetojsha
si nji mbret mes ushtrisë së vet, si
nji njeri që i ngushllon ata që janë n’zi.