Fjalët të urta 28
1 T'këqijtë ikin, edhe kur kërkush s'i ndjek,
po t'drejtit jonë t'guximshëm si luani.
2 Kur ka shkelje n'vend, njani sundimtar vjen mas tjetrit, po me ndihmën e
nji njeriu që ka gjykim t'mirë e dije, sundimtari rrin gjatë n'pushtet.
3 Nji njeri i vorfën që i mashtron ata që jonë t'dobtë,
asht si shiu që e merr me veti krejt ushqimin.
4 Ata që s'e respektojnë ma ligjin, e lavdërojnë t'keqin,
po ata që e mbajnë ligjin, zemërohen me ta.
5 Njerëzit e këqij s'e kuptojnë drejtësinë, po
kush e kërkon Jehovain, e kupton gjithçka.
6 Ma mirë nji i vorfën që ecën me ndershmëri,
se nji i pasun që ecën rrugëve t'shtrembta.
7 Nji djalë që ka mend e zbaton ligjin, po
kush rrin me grykësa, e turpnon babën e vet.
8 Kush e shton pasuninë me kamatë e fajde, e
grumbullon për atë që u ban mirë t'vorfnëve.
9 Kush s'don me ia ni ligjit, edhe
lutja e tij asht e neveritshme.
10 Kush i çon njerëzit e ndershëm n'rrugë t'keqe, ka me ra n'gropën
e vet, po kush s'ban kurrfarë faji, ka me trashëgu t'mira.
11 Nji njeriu t'pasun i doket vetja i mençëm, po nji njeri i
vorfën që ka gjykim t'mirë, e sheh se qfarë njeriu asht.
12 Kur t'drejtit fitojnë, ka lavdi t'madhe, po
kur t'këqijtë vijnë n'pushtet, njerëzit fshihen.
13 Kush i mshef shkeljet e veta, s'ka me pasë sukses, po kush
i pranon e i len, ka me u trajtu me dhimt.
14 Lum aj që rrin gjithmonë i kujdesshëm, po kush
e ban zemrën gur, ka me ra n'fatkeqësi.
15 Si luani që hungëron e ariu që vërsulet, asht nji njeri i
keq që sundon mbi nji popull që s'ka kush e mbron.
16 Nji udhëheqës që s'ka gjykim t'mirë e keqpërdor pushtetin, po kush
e urren fitimin e pandershëm, e zgjat jetën e vet.
17 Kush ia ka marrë jetën dikujt e e ka marrë mbi veti fajin e gjakut, ka me ikë deri n'vorr.
Kërkush mos t'i ndihmojë.
18 Kush jeton drejt e pa faj, ka me shpëtu,
po kush ecën rrugëve t'shtrembta, ka me ra papritmas.
19 Kush e punon tokën e vet, ka me pasë bukë boll, po
kush vrapon mas gjanave pa vlerë, ka me u ngi me varfni.
20 Nji njeri besnik ka me u beku shumë, po kush
don me u pasunu shpejt, s'ka me mbetë i pafajshëm.
21 S'asht mirë me mbajt anë, po dikush
ban padrejtësi edhe për nji copë bukë.
22 Nji njeri ziliqar lakmon pasuni, po s'e
din që varfnia ka me i ardhë.
23 Kush e qorton nji njeri, ma vonë ka me gjetë ma shumë
vlerësim se aj që i ban lajka me gjuhën e vet.
24 Kush e vjedh babën e nanën e vet e thotë:
«S'ka kurgjo t'keqe këtu», bahet shok me atë që sjell shkatërrim.
25 Nji njeri lakmitar shkakton përçarje, po kush mbështetet
te Jehovai, ka me i shku mirë.
26 Kush i beson zemrës së vet, asht budallë, po
kush ecën rrugës me mençuri, ka me shpëtu.
27 Kush u jep t'vorfnëve, s'ka me i mungu kurgjo, po atë që
i mbyll sytë para tyne, kanë me e gjetë shumë mallkime.
28 Kur t'këqijtë marrin pushtetin, njeriu mshehet,
po kur ata vdesin, t'drejtit shtohen.