Ezekiel 27
1 Prapë më erdh nji mesazh pi Jehovait. Thojke kështu:
2 „E ti, o bir i njeriut, këndoje nji kangë vajtimi për Tirin,
3 edhe thuaji Tirit: ‚Ti që jeton te portat
e detit, ti që bon tregti me
popujt e shumë ishujve, kështu thotë Zotnia Jehova,
Sundimtari i krejtve: „O Tir, ti vet
ke thanë: ‚Unë jom e përkryme për bukuri.‘
4 Vendet e tua jonë n'mes të detit, ata që
të kanë ndërtu ta kanë bo bukurinë të përkryme.
5 Krejt dërrasat e tua i kanë bo pi drujve të dëllinjës së Senirit, edhe
e kanë marrë nji dru cedri pi Libanit për me ta bo direkun.
6 Rremat tua i kanë bo pi drujve të lisit të Bashanit, e pjesën e përparme të
anijes ta kanë bo pi drunit të selvisë, të zbukurume me fildish pi ishujt e Kitimit.
7 Pëlhura e lirit me ngjyra pi Egjiptit u përdorë për velën tane, e mbulesat tua për
diell ishin pi penjve të kaltër edhe leshit ngjyrë vjollcë të kuqe pi ishujt e Elishës.
8 Banorët e Sidonit edhe Arvadit i jepshin rremave tua.
Ekuipazhi yt, o Tir, u përbë pi burrave të tu të zotë.
9 Burrat me përvojë edhe të zotë pi Gebali t'i kanë mbyllë të çarat mes dërrasave.
Krejt anijet e detit edhe detarët e tyne kanë ardhë te ti për me bo tregti.
10 Burrat pi Persia, Ludi edhe Puti ishin luftëtarë n'ushtrinë tane.
Ata i varshin mburojat edhe helmetat e tyne te ti, edhe ta shtojshin madhështinë.
11 Burrat e Arvadit që ishin n'ushtrinë tane, rrishin përreth
mbi muret e tua, e kullat e tua ishin plot
me burra trima. Ata i varshin mburojat e rrumbullakëta
përreth mureve tua, edhe ta bojshin bukurinë të përkryme.
12 Tarshishi ka bo tregti me ty për shkak të pasunisë tane të madhe. Ata kanë shkëmby argjend, hekur, kallaj edhe plumb për mallrat tua.
13 Javani, Tubali edhe Mesheku kanë bo tregti me ty edhe kanë shkëmby skllevër e sende pi bakri për mallrat tua.
14 Shpia e Togarmës ka shkëmby kuaj për me tërhekë, kuaj për me kalëru edhe mushka për mallrat tua.
15 Dedani ka bo tregti me ty. Ti ke pasë tregtarë në shumë ishuj. Pi atje ke marrë si haraç dhambë elefanti pi fildishi edhe dru të zi ebani.
16 Edomi ka bo tregti me ty për shkak të prodhimeve tua të shumta. Ata kanë shkëmby gurë turkuazi, lesh ngjyrë vjollcë të kuqe, qëndisje me ngjyra, pëlhura të holla, korale edhe rubina për mallrat tua.
17 Juda edhe vendi i Izraelit kanë bo tregti me ty. Ata kanë shkëmby grunin pi Minithi, ushqime të zgjedhuna, mjaltë, vaj edhe balsam për mallrat tua.
18 Damasku ka bo tregti me ty për shkak të prodhimeve tua të shumta edhe pasunisë tane të madhe. Ata kanë tregtu me venën pi Helboni edhe leshin pi Zahari.
19 Vedani edhe Javani n'Usal kanë shkëmby hekur të farkëtum, kasia edhe kallam me erëza për mallrat tua.
20 Dedani të ka shitë mbulesa për shala.
21 Ti ke pasë n'punë arabët edhe krejt prijësit e Kedarit. Ata kanë bo tregti me qingja, desh edhe dhi.
22 Tregtarët e Shebës edhe Raemës kanë bo tregti me ty. Ata kanë shkëmby lloj-lloj erëzash të mira, gurë të çmueshëm edhe ari për mallrat tua.
23 Harani, Kanne, Edeni, tregtarët e Shebës, bashkë me Asurin edhe Kilmadin, kanë bo tregti me ty.
24 N'tregun tand ata kanë shitë tesha të bukura, mantela të kaltër edhe të qëndisun me ngjyra, e qilima me shumë ngjyra. Krejt këto ishin të paketueme edhe të lidhuna fort.
25 Anijet e Tarshishit ishin si karvanë që i bartshin mallrat tua, e ti
ishe e mbushun edhe e ngarkume plot n'mes të detit të hapun.
26 Ata që i jepshin rremave të kanë çu n'det me dallgë të mëdhaja.
Era e lindjes ta ka thy anijen n'mes të detit të hapun.
27 Pasunia jote, sendet e tua, mallrat tua të tregtisë, detarët edhe ekuipazhi yt, burrat
që t'i mbyllshin të çarat mes dërrasave, tregtarët e tu edhe krejt luftëtarët,
krejt ai kallabllak njerzish që u konë te ti, të gjithë kanë me u
fundosë n'mes të detit të hapun, ditën kur ti ke me u shkatërru.
28 Kur ekuipazhi yt ka me bërtitë, krejt vendet bregdetare kanë me u dridhë.
29 Krejt ata që i jepshin rremave, detarët edhe ata që lundrojnë n'det, kanë
me zhdryp pi anijeve të veta edhe kanë me nejtë n' tokë.
30 Ata kanë me e ngritë zanin edhe kanë me bërtitë me dhimtë të madhe
për ty, tu e gjujt dheun përmbi kry edhe tu u rrokullisë n'hi.
31 Kanë me i rrujtë kryt edhe kanë me veshë tesha pi thesi.
Kanë me kajtë me dhimtë të madhe për ty, tu vajtu fort.
32 Tu vajtu, kanë me ia nisë nji kange vajtimi edhe kanë me këndu për ty me këto fjalë:
‚Kush asht si Tiri, që ka mbetë pa za n'mes të detit?
33 Mallrat tua vishin pi detit të hapun, edhe ti ke ushqy shumë popuj.
Me pasuninë tane të madhe edhe mallrat tua të tregtisë, i ke bo të pasun mbretat e tokës.
34 Tash anija jote u thy n'detin e hapun, n'ujnat e thella, edhe krejt
mallrat tua të tregtisë edhe populli yt jonë fundosë bashkë me ty.
35 Krejt banorët e ishujve kanë me të kqyrë të tmerrum, e mbretat e tyne kanë me u dridhë pi tmerrit.
N'ftyrat e tyne ka me u pa shqetësimi.
36 Tregtarët mes popujve kanë me fishkëllu për shkatërrimin tand. Fundi
yt ka me ardhë papritmas edhe ka me konë
i tmerrshëm, edhe masanej ti s'ke me ekzistu ma kurrë.‘“‘“