Jobi 32
1 Atëherë këta tre burra s'provun ma me iu përgjigj Jobit, se aj u konë i bindun që vet asht i drejtë.
2 Po Elihu, djali i Barakelit, busiti pi familja e Ramit, u zemëru fort. Zemërimi i tij u ndez kundër Jobit, se aj u mundu me e nxjerr veten t'drejtë, e jo Zotin.
3 U zemëru fort edhe me tre shokt e Jobit, se ata s'kanë mujt me gjet përgjigje, po fajin ia kanë lanë Zotit.
4 Elihu ka prit me iu përgjigj Jobit, se ata u konë ma t'vjetër se aj.
5 Po kur Elihu e ka pa që këta tre burra s'kanë ma qka me u përgjigj, iu ndez zemërimi.
6 Atëherë Elihu, djali i Barakelit, busiti,
e mori fjalën edhe tha: “Unë jom
i ri, e ju jeni n'moshë.
Prandaj jom përmbajt pi respektit edhe s'kom
guxu me ju thanë qka di.
7 Unë mendojsha:
‘Le t'flasin ma t'vjetrit, e ata që kanë shumë vjet le ta tregojnë mençurinë.’
8 Po asht fryma mbrenda njerëzve, fryma e
t'Plotfuqishmit, që i bon me kuptu.
9 Veç mosha s'e bon njeriun t'mençëm, e as
veç pleqtë s'e dinë qka asht e drejtë.
10 Prandaj po thom:
‘M'ngoj, edhe unë kom me t'thanë qka di.’
11 Shihni!
Unë kom prit me i ni fjalët tuaja.
Krejt kohën i kom ngu arsyetimet tuaja, derisa ju mendojshit qka me thanë.
12 Unë ju kom ngu me shumë kujdes, po
kërkush pi jush s'ka mujt me dëshmu që Jobi
e ka gabim, as me ia rrëzu arsyetimet.
13 Prandaj mos thoni: ‘Na e kemi gjet mençurinë. Zoti
asht aj që ia rrëzon fjalët, jo njeriu.’
14 Pasi aj s'i ka drejtu fjalët kundër meje,
unë s'kom me iu përgjigj me arsyetimet tuaja.
15 Ata kanë mbet t'shtangun, s'kanë ma përgjigje.
U janë harxhu fjalët.
16 Unë kom prit, po ata s'po folin ma.
Veç po rrinë aty edhe s'kanë ma qka me u përgjigj.
17 Prandaj edhe unë kom me u përgjigj,
edhe unë kom me thanë qka di,
18 se jom plot e përplot me fjalë.
Fryma mbrenda meje po m'shtyn.
19 Përbrenda jom si vera që s'ka kah me dalë,
si calikët e ri t'verës që gati po pëlcasin.
20 Lëmni me fol, që me m'u lehtësu.
Kom me i çel buzët edhe me dhanë përgjigje.
21 S'kom me ia mbajt anën kërkujt edhe
s'kom me i bo lajka asnji njeriu.
22 Se unë as nuk di qysh me i bo lajka dikujt,
se përndryshe aj që m'ka kriju ka me m'zhduk menjëherë.