Jeremia 31
1 “Në atë kohë”, thotë Jehovai, “unë kam me u bo Zoti i krejt familjeve t’Izraelit, e ata kanë me u bo populli jem.”
2 Kështu thotë Jehovai: “Populli që i ka shpëtu
shpatës, e ka gjet mirësinë n’shkretinë, kur Izraeli
ka shku drejt vendit ku ka me pushu.”
3 Jehovai m’u ka shfaq pi larg edhe ka thanë:
“Me dashni t’amshume t’kom dashtë.
Për qata t’kom tërhjek drejt meje me dashni besnike.
4 Unë kam me t’ndërtu prapë, edhe ti ke me u ndërtu
prapë. O Izrael, vajzë e virgjën, ti ke me i marrë prapë
dajret e tua edhe ke me dalë tu vallëzu me gëzim.
5 Ti ke me mbjellë prapë vreshta n’malet e Samarisë.
Ata që mbjellin kanë me mbjellë edhe kanë me e gëzu frytin e tyne.
6 Se ka me ardh dita kur rojat n’malet e Efraimit kanë me thirrë:
‘Çohuni, hajde me hyp n’Sion, te Jehovai, Zoti jonë!’”
7 Se kështu thotë Jehovai:
“Brohoritni me gëzim për Jakobin.
Thirrni me gëzim, se jeni mbi popujt.
Lajmërojeni këtë, lavdërojeni Zotin edhe thoni:
‘O Jehova, shpëtoje popullin tand, ata që kanë mbetë pi Izraelit.’
8 Unë kam me i kthy pi vendi i veriut,
edhe pi skajeve ma t’largëta t’tokës kam me i mbledhë.
Mes tyne ka me pasë t’verbër edhe t’çalë, gra
shtatzana edhe gra që po lindin, krejt bashkë. Ata kanë
me u kthy këtu si nji turmë e madhe.
9 Kanë me ardh tu kajtë. Derisa po luten për
mirësi, unë kam me i udhëheqë. Kam me i
çu te përrojtë me ujë, nëpër nji rrugë t’rrafshët
ku s’kanë me u pengu. Se unë jom babë
për Izraelin, e Efraimi asht djali jem i parëlindun.”
10 Ngoni fjalët e Jehovës, o popuj, edhe lajmërojeni këtë
n’ishujt e largët: “Aj që e ka shpërnda Izraelin,
ka me e mbledhë prapë, edhe ka me u
kujdes për to si bariu për kopenë e vet.
11 Se Jehovai ka me e çliru Jakobin edhe ka me e shpëtu
pi dora e atij që asht ma i fortë se aj.
12 Ata kanë me ardh edhe kanë me brohoritë
nalt n’Sion, edhe kanë me shkëlqy pi gëzimit
për mirësinë e Jehovës, për grunin, venën e
re edhe vajin, për qengjat edhe viçat. Kanë
me u bo si nji kopsht i ujitun
mirë edhe kurrë ma s’kanë me u tha.”
13 “Në atë kohë, vajza e virgjën ka me vallëzu me
gëzim, edhe djemtë e ri bashkë me burrat e vjetër.
Unë kam me ua kthy zinë n’gëzim. Kam me
i ngushëllu edhe kam me ua ndërru mërzinë me gëzim.
14 Priftat kam me i ngi me bollëk, edhe popullin tem kam
me e ngi me t’mirat që i jap unë”, thotë Jehovai.
15 “Kështu thotë Jehovai: ‘Në Ramë po nihet
nji za, vajtim edhe vaj i
idhët: Rakela po qan për djemtë e
vet. Ajo s’ka pranu me u
ngushëllu, se djemtë e saj s’jonë ma.’”
16 Kështu thotë Jehovai: “‘Ndale vajin edhe mos i
le lotët me t’ra pi syve, se ka shpërblim
për atë që ke bo’, thotë Jehovai. ‘Ata
kanë me u kthy pi vendi i armikut.’
17 ‘Edhe ka shpresë për t’ardhmen tane’, thotë Jehovai, ‘djemtë
e tu kanë me u kthy n’vendin e vet.’”
18 “E kom ni qartë Efraimin tu psherëti: ‘Ti
m’ke qortu, edhe unë e kom pranu qortimin,
si nji viç që hala s’asht zbutë.
Kthemë mbrapa, edhe unë kam me u kthy
me qejf, se ti je Jehovai, Zoti jem.
19 Se masi jom kthy, m’ka ardh keq. Masi m’kanë
bo me kuptu, i kom ra kofshëve pi mërzisë.
M’ka ardh marre edhe jom ndi i poshtnum, se
m’u desht me e bart turpin e rinisë teme.’”
20 “A s’asht Efraimi për mu nji djalë i çmueshëm, nji fëmijë i dashtun?
Se sa herë që foli kundër tij, prapë e kom n’mendje.
Për qata m’preket shumë zemra për to.
Edhe patjetër kam me pasë dhimt për to”, thotë Jehovai.
21 “Vnoj shenja përgjatë rrugës, edhe qit shenja që e tregojnë rrugën.
Kqyre mirë rrugën e madhe, rrugën kah ke me shku.
Kthehu, o Izrael, vajzë e virgjën.
Kthehu n’këto qytetet e tua.
22 Deri kur ke me u luhatë andej-knej, oj bijë jobesnike?
Se Jehovai ka kriju diçka t’re mbi tokë:
Nji grue ka me vrapu mas nji burri.”
23 Kështu thotë Jehovai, Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: “Kur kam me i kthy ata që jonë n’robni, n’vendin e Judës edhe n’qytetet e saj kanë me thanë prapë: ‘Jehovai të bekoftë, o vend i drejtë ku banojnë njerëzit, o mal i shenjtë.’
24 N’Judë edhe n’krejt qytetet e saj kanë me banu bashkë bujqit edhe barinjtë.
25 Se unë kam me i dhanë forcë atij që asht lodhë, edhe kam me e ngi secilin që asht dobësu.”
26 Atëherë jom zgju edhe i kom çelë sytë. E kom pasë gjumin shumë t’ambël.
27 “Shikoni! Po vijnë ditët”, thotë Jehovai, “kur unë kam me e mbjellë shpinë e Izraelit edhe shpinë e Judës me farë njerëzish edhe kafshësh.”
28 “Edhe qysh kom nejt tu i kqyrë për me i shkulë, me i rrëzu, me i shembë, me i shkatërru edhe me ju bo dëm, ashtu kam me i kqyrë edhe për me i ndërtu e me i mbjellë”, thotë Jehovai.
29 “N’ato ditë s’kanë me thanë ma: ‘Baballarët kanë hangër rrush t’thartë, po djemve iu kanë mpi dhambët.’
30 Po atëherë secili ka me vdekë për fajin e vet. Secilit që han rrush t’thartë, atij vetë kanë me iu mpi dhambët.”
31 “Shikoni! Po vijnë ditët”, thotë Jehovai, “kur unë kam me bo nji besëlidhje t’re me shpinë e Izraelit edhe me shpinë e Judës.
32 Ajo s’ka me konë si besëlidhja që e kom bo me t’parët e tyne, atë ditë kur i kom kapë për dore me i nxjerrë pi Egjiptit. ‘Besëlidhja jem që ata e kanë thy, edhe pse unë u konë Zoti i tyne i vërtetë’, thotë Jehovai.”
33 “Se kjo asht besëlidhja që kam me e bo me shpinë e Izraelit mas atyne ditëve”, thotë Jehovai. “Ligjin tem kam me ua shti mrena edhe kam me ua shkru n’zemër. Unë kam me u bo Zoti i tyne, e ata kanë me u bo populli jem.”
34 “S’ka me konë ma që secili me e mësu tjetrin edhe vllaun e vet, tu i thanë: ‘Njiheni Jehovain!’, se krejt kanë me m’njoftë, pi ma t’voglit deri te ma i madhi”, thotë Jehovai. “Se unë kam me ua falë fajin edhe s’kam me ua kujtu ma mëkatin.”
35 Kështu thotë Jehovai, aj që e jep diellin me
ndriçu ditën, që i ka caktu ligjet e
hanës edhe t’yjeve për me ndriçu natën, aj që
e trazon detin edhe i bon dallgët me
ushtu, emni i t’cilit asht Jehova, Zoti i ushtrive:
36 “‘Nëse këto rregulla najherë pushojnë me vlejtë’, thotë Jehovai, ‘veç atëherë pasardhësit
e Izraelit kanë me pushu me konë popull para syve t’mi përgjithmonë.’”
37 Kështu thotë Jehovai: “‘Nëse kish mujt me u matë qielli nalt edhe me u hulumtu themelet e tokës poshtë, veç atëherë unë kisha mujt me i hedhë poshtë krejt pasardhësit e Izraelit për krejt ato që i kanë bo’, thotë Jehovai.”
38 “Shikoni! Po vijnë ditët”, thotë Jehovai, “kur qyteti ka me u ndërtu për Jehovain, pi kullës së Hananelit deri te Porta e Qoshes.
39 Litari për matje ka me shku drejt deri te kodra e Garebit, e pastaj ka me u kthy kah Goa.
40 Edhe krejt lugina e trupave t’vdekun edhe e hinit, bashkë me krejt terasat deri te lugina e Kidronit, deri te qosheja e Portës së Kuajve n’lindje, kanë me konë vend i shenjtë për Jehovain. Kurrë ma s’ka me u shkulë a me u rrëzu.”