Isaia 40
1 «Ngushëllojeni, ngushëllojeni popullin tem», thotë Zoti juaj.
2 «Folni Jerusalemit me fjalë që ia prekin zemrën, edhe tregojani
qytetit që puna e detyrume i ka marrë fund, që
faji i tij asht pagu. Pi dora e Jehovait e
ka marrë masën e plotë për krejt gjynahet e veta.»
3 Nji za po thërret n'shkretinë:
«Përgatiteni rrugën e Jehovait!
Bojani Zotit tonë nji rrugë t'madhe e t'drejtë përmes shkretinës.
4 Çdo luginë le t'ngritet, e çdo mal e
kodër le t'rrafshohet. Toka që s'asht e rrafshët
le t'bohet e drejtë, e toka plot
gunga le t'bohet si nji luginë e rrafshët.
5 Lavdia e Jehovait ka me u zbulu,
e krejt njerëzit kanë me e
pa bashkë, se vetë Jehovai ka folë.»
6 Dëgjoni! Dikush po thotë: «Thirr me za!» Nji
tjetër po pyet: «Qka me thirrë?» «Krejt njerëzit
jonë si bari i gjelbër. Krejt dashnia
e tyne besnike asht si lulja e fushës.
7 Bari i gjelbër thahet, lulja vyshket,
se fryma e Jehovait fryn mbi
to. Po, populli asht me
t'vërtetë veç si bari i gjelbër.
8 Bari i gjelbër thahet,
lulja vyshket, po fjalët e
Zotit tonë mbesin përgjithmonë.»
9 Hyp n'nji mal t'naltë, ti që
i sjell lajme t'mira Sionit.
Thirr me za t'fortë, ti që
i sjell lajme t'mira Jerusalemit.
Thirr fort, mos u tut. Thuaju
qyteteve t'Judës: «Qe, Zoti juaj!»
10 Kqyrni! Zoti Sovran Jehova ka me ardhë me fuqi,
e krahu i tij ka me sundu për të.
Kqyrni! Aj e ka shpërblimin me veti. Pagesën
që ka me e dhanë e ka përpara vetes.
11 Si nji bari, aj ka me u kujdesë për kopenë e
vet. Me krahun e vet ka me i mbledhë qengjat,
e ka me i bartë n'gjoksin e vet. Delet nana që
iu japin gji qengjave ka me i udhëheqë me butësi.
12 Kush e ka matë ujin n'grusht t'dorës,
e qiellin me pëllëmbën e dorës? Kush
e ka mbledhë pluhunin e tokës n'nji enë
për matje, a i ka peshu malet
me kandar, e kodrat n'pjatat e kandarit?
13 Kush e ka matë frymën e Jehovait, e kush
munet me i dhanë këshilla e me e udhëzu?
14 Me kon u këshillu aj për me kuptu ma mirë?
Kush ia mëson rrugën e drejtësisë?
Kush ia mëson njohurinë?
Kush ia tregon rrugën për me kuptu me t'vërtetë?
15 Kqyrni! Kombet jonë si nji pikë uji n'kovë,
e për të jonë si pluhuni mbi pjatat e
kandarit. Kqyrni! Ishujt i ngre si pluhur t'imët.
16 As krejt Libani s'mjafton për me e majtë zjarrin ndezë, e as
kafshët e egra që jonë atje s'mjaftojnë për nji flijim t'djegun.
17 Krejt kombet për të jonë thuajse sikur mos me ekzistu.
Aj i sheh si kurgjo, si diçka që s'asht e vërtetë.
18 Me kon muneni me e krahasu Zotin?
Qka muneni me vu përkrah tij që i ngjan atij?
19 Mjeshtri e derdh nji idhull,
mjeshtri i metalit e vesh me
ari, edhe punon zinxhirë argjendi.
20 Për me dhanë si kontribut, aj zgjedh
nji pemë, nji pemë që s'kalbet. Pastaj
e lyp nji mjeshtër t'zotin, që me
ia punu nji figurë t'gdhendun që s'rrëzohet.
21 A s'e dini?
A s'e keni ni?
A s'ju kanë tregu qysh n'fillim?
A s'keni kuptu kurgjo qysh kur u vunë themelet e tokës?
22 Asht nji që banon mbi rrethin e tokës,
e banorët e tokës jonë si karkaleca. Aj
e shtrin qiellin si nji pëlhurë shumë t'hollë,
e hap si nji çadër për me banu.
23 Aj i bon zyrtarët e naltë me u bo kurgjo,
e gjykatësit e tokës i bon si diçka që s'ekziston.
24 Sapo jonë mbjellë, sapo u asht
hedhë fara, sapo trungu i tyne
ka lëshu rranjë, aj fryn mbi
ta e ata thahen, e era
i merr me veti si kashtë.
25 «Me kon muneni me m'krahasu, që me
m'bo t'barabartë me të?», thotë i Shenjti.
26 «Ngritni sytë kah qielli e kqyrni. Kush i
ka kriju krejt këto? Aj asht që e
nxjerr ushtrinë e yjeve, që i ka numëru njoni
mas tjetrit, edhe secilin e thërret n'emër. Për
shkak t'fuqisë së tij t'pamatshme e pushtetit t'tij
që t'len pa fjalë, s'mungon asnji pi tyne.
27 Pse po thu, o Jakob, e pse po
thotë, o Izrael: 'Rruga jem asht e msheftë
pi Jehovait, e Zoti s'po ma jep t'drejtën'?
28 A s'e din? A s'e ki ni? Jehovai,
Krijuesi i krejt tokës, asht Zot përgjithmonë. Aj
s'lodhet kurrë, as s'i harxhohet fuqia. Mendjen e
tij s'munet kërkush me e kuptu deri n'fund.
29 Aj i jep forcë t'lodhunit, e ata
që s'kanë fuqi i mbush me forcë.
30 Edhe djemtë e ri lodhen e rraskapiten,
e burrat e rinj pengohen e rrëzohen,
31 po ata që e kanë shpresën te Jehovai kanë me marrë forcë
t're. Kanë me u ngritë si me krahë shqiponje. Kanë me vrapu e
s'kanë me u rraskapitë. Kanë me ecë e s'kanë me u lodhë.»