Isaia 45
1 Kështu po i thotë Jehovai të vajosunit
të vet, Kirit, që ia ka kapë dorën
e djathtë, me ia nënshtru popujt para
tij, me ua marrë armët mbretërve, me
ia hapë para tij dyert me dy kanata,
që portat mos me mbetë të mbylluna:
2 „Unë kam me ecë para teje edhe
kam me i rrafshu kodrat. Dyert e
bakrit kam me i thy copë-copë edhe
shulat e hekurit kam me i pre.
3 Kam me t'i dhanë thesaret që janë në
terr, thesaret e mshefuna nëpër vende të fshehta, që
ti me e ditë se unë jom Jehovai,
Zoti i Izraelit, që po t'thërras me emën.
4 Për hatër të shërbëtorit tem Jakobit edhe Izraelit, që e
kam zgjedhë, unë po t'thërras me emën. Po ta
jap nji emën nderi, edhe pse ti s'më ke njoftë.
5 Unë jom Jehovai edhe tjetër s'ka.
Përveç meje s'ka Zot tjetër.
Unë kam me të forcu, edhe pse ti s'më ke njoftë,
6 që njerëzit pi lindjes deri në perëndim
me e ditë se përveç meje s'ka
tjetër. Unë jom Jehovai edhe tjetër s'ka.
7 Unë e boj dritën edhe e krijoj
terrin, unë e sjelli paqen edhe e sjelli
fatkeqësinë. Unë, Jehovai, i boj krejt këto.
8 O qiell, lësho shi pi nalt. Le të rrjedhë
drejtësia poshtë pi reve. Le të hapet toka,
le të bohet pjellore e le të sjellë shpëtim,
edhe në të njejtën kohë le të mbijë
drejtësia pi saj. Unë, Jehovai, e kam kriju këtë.“
9 Mjerë aj që zihet me atë që e ka kriju, se
aj asht veç nji copë e enës pi balte në
mesin e copave tjera pi balte që janë në tokë! A
i thotë balta poçarit: „Qka po bon aty?“, ose a
i thotë ajo që e ke bo: „Poçari jem s'ka duer“?
10 Mjerë aj që i thotë babës: „Qka po bjen
në jetë?“, edhe nji gruje: „Qka po lind ti?“
11 Kështu po thotë Jehovai, i Shenjti i Izraelit, aj që e ka formu: „A
po doni me m'vetë mu për qka ka me ndodhë, edhe me m'tregu mu
qysh me vepru me djemtë e mi edhe me punët e duerëve të mia?
12 Unë e kam bo tokën edhe e kam kriju njeriun
mbi të. Me duert e mia e kam shtri
qiellin edhe unë i jap urdhna krejt ushtrisë së qiellit.“
13 „Unë e kam bo nji njeri me dalë me drejtësi edhe
kam me ia drejtu krejt rrugët. Aj ka me e ndërtu qytetin
tem edhe ka me i liru ata që m'i kanë marrë
rob, pa kërku pare a ryshfet“, thotë Jehovai, Zoti i ushtrive.
14 Kështu po thotë Jehovai:
„Fitimi i Egjiptit, mallnat e Etiopisë edhe sabejt e gjatë kanë me ardhë te ti edhe kanë me t'taku ty.
Ata kanë me ecë mas teje të lidhun me zingjirë.
Kanë me ardhë edhe kanë me u përkulë para teje.
Kanë me t'u lutë e kanë me t'thanë:
‚Zoti pa dyshim asht me ju edhe tjetër s'ka.
S'ka Zot tjetër.‘“
15 Ti me t'vërtetë je nji Zot që fshihesh,
o Zot i Izraelit, ti që shpëton.
16 Krejt ata kanë me u turpëru e kanë me u poshtëru.
Krejt ata që bojnë idhuj kanë me shku të turpërum.
17 Po Izraeli ka me u shpëtu pi Jehovait me nji shpëtim t'amshum.
Ju s'keni me u turpëru e as me u poshtëru kurrë, për jetë t'jetëve.
18 Se kështu po thotë Jehovai, aj që e ka kriju
qiellin, Zoti i vërtetë, aj që e ka formu tokën, që
e ka kriju edhe e ka bo me qëndru fort,
që s'e ka kriju kot, po e ka formu që me
jetu njerëzit në të: „Unë jom Jehovai edhe tjetër s'ka.
19 Unë s'kam folë msheftas, as në nji vend të errët.
Pasardhësve të Jakobit s'u kam thanë: ‚Më kërkoni kot.‘
Unë jom Jehovai, që e thom atë që asht e
drejtë edhe e tregoj atë që asht e saktë.
20 Mblidhuni edhe ejani. Afrohuni krejt ju që keni
shpëtu pi popujve. Ata s'dinë kurgjo, ata që
i bartin idhujt me veti edhe i
luten nji zoti që s'mundet me i shpëtu.
21 Tregojeni çështjen tuej, qiteni përpara. Le të
mblidhen bashkë e le të këshillohen. Kush
e ka tregu këtë qysh moti edhe
e ka lajmëru në kohët e
kalume? A s'jom unë, Jehovai? Përveç meje
s'ka Zot tjetër. Përveç meje, që jom
Zot i drejtë edhe Shpëtimtar, s'ka tjetër.
22 Kthehuni kah unë edhe shpëtoni, ju njerëz në krejt
tokën, se unë jom Zoti edhe tjetër s'ka.
23 Unë jom betu në vetveten, kam folë
me drejtësi edhe fjalët e mia s'kanë me
u kthy mbrapa: Para meje ka me
u përkulë çdo gju, çdo gjuhë ka me
m'u betu që ka me m'qëndru besnike
24 edhe ka me thanë: ‚Te Jehovai ka drejtësi të vërtetë edhe forcë. Krejt ata
që janë të mllefosun me të kanë me dalë para tij të turpërum.
25 Falë Jehovait, krejt pasardhësit e Izraelit kanë me dalë të
drejtë edhe kanë me e lavdëru me plot krenari.‘“