Jeremia 45
1 Kjo asht fjala që profeti Jeremia ia ka thanë Barukut, djalit t'Nerias, edhe Baruku e ka shkru n'nji libër qysh ia ka thanë Jeremia, n'vitin e katërt t'sundimit t'Jojakimit, djalit t'Josias, mbretit t'Judës:
2 “Kështu thotë Jehovai, Zoti i Izraelit, për ty, Baruk:
3 ‘Ti ke thanë: “Mjerë unë, se Jehovai ma ka shtu mërzinë mbi dhimbjen që e kam pasë! Jom lodhë tu rënku pa nalë edhe s'kam gjetë kërkun rahat.”’
4 Thuji atij: ‘Kështu thotë Jehovai: “Atë që e kam ndërtu, kam me e rrënu, edhe atë që e kam mbjellë, kam me e shkulë, krejt vendin.
5 Po ti po lyp sene t'mëdhaja për veti.
Mos i lyp ma.”’ ‘Se unë kam me pru fatkeqësi mbi krejt njerëzit’, thotë Jehovai, ‘po ty kam me të lanë me shpëtu gjallë, kudo që shkon.’”