Kangë t'shejta 48

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Jehova asht i madh edhe meriton me u lavdu
shumë, n'qytetin e Zotit tonë, n'malin e tij t'shejtë.

2 Shumë bukur ngrihet n'veri t'largët
mali Sion, gëzimi i krejt
tokës, qyteti i Mbretit t'madh.

3 N'kullat e tij mbrojtëse, Zoti ka tregu
që aj asht nji strehë e sigurt.

4 Se kqyrni! Mbretërit jonë
bashku. Bashkë kanë përparu.

5 Ajo që e kanë pa i ka lanë t'habitur.
I ka kapë panika edhe kanë ikë pi frikës.

6 Aty i kanë kapë t'dridhmet, edhe dhimbjet
si t'nji gruje që po lind.

7 Me nji erë pi lindjes, ti i shkatërron anijet e Tarshishit.

8 Atë që e kemi ni, tash e kemi pa me sytë tonë, n'qytetin e Jehovait, Zotit t'ushtrive, n'qytetin e Zotit tonë.
Zoti ka me e bo me qëndru fort përgjithmonë.
Sela

9 N'tempullin tand, o Zot, po
mendojmë për dashninë tane besnike.

10 Sikur emni yt, o Zot, edhe nami yt shkon deri n'fund t'tokës.
Dora jote e djathtë asht plot drejtësi.

11 Le t'brohorisë mali Sion, le t'gëzohen vendet
e Judës për gjykimet e tua.

12 Ecni rreth Sionit, silluni krejt përreth.
Numërojani kullat.

13 Kqyrjani mirë muret mbrojtëse. Kontrollojani kullat e
mbrojtjes, që me mujt me ju tregu
për to brezave që kanë me ardh.

14 Se ky Zot asht Zoti jonë përgjithmonë e mot.
Aj ka me na udhëheq përjetë.