Isaia 46

Aus bibla-popullore.org
Version vom 24. Oktober 2026, 21:22 Uhr von BiblaPopulloreBot1337 (Diskussion | Beiträge)
(Unterschied) ← Nächstältere Version | Aktuelle Version (Unterschied) | Nächstjüngere Version → (Unterschied)
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Beli po përkulet, Neboja po kërruset. Idhujt e tyne
i kanë ngarku mbi kafshë, mbi kafshë që bajnë
barrë, si plaçka që u rrin randë kafshëve t'lodhta.

2 Bashkë po kërrusen e po përkulen.
S'munden me i shpëtu barrët
edhe vetë po shkojnë në robni.

3 “M'ngoni, o shpija e Jakobit, edhe ju krejt që keni mbet pi shpisë së Izraelit, ju
që ju kom mbajt qysh kur keni lindë, e ju kom bart qysh n'bark t'nanës.

4 Edhe kur t'plakeni, unë kom me konë i njajti.
Edhe kur t'ju zbardhen flokët, unë kom me ju bart.
Qysh deri tash, kom me ju përkrah, me ju bart edhe me ju shpëtu.

5 Me kon doni me m'barazu, me m'bo të njajtë
a me m'krahasu, me pa a i përngjajmë njani-tjetrit?

6 Disa e derdhin arin pa kursy pi kuletës së tyne.
N'peshore e peshojnë argjendin.
E thirrin nji mjeshtër që punon me metal, e aj ua bon nji zot.
Masanej bien përmbys para tij, po, edhe i falen atij.

7 E ngrenë mbi shpatulla, e bartin
edhe e vnojnë n'vendin e vet,
e aty rrin. S'lëviz pi vendit. I
bërtasin, po aj s'ju përgjigjet. S'mundet
me e shpëtu askënd pi halli.

8 Kujtojeni këtë edhe merrni zemër.
Futeni n'zemër këtë sen, ju që e shkelni ligjin.

9 Kujtoni senet e mahershme, ato që kanë ndodh shumë moti:
Unë jom Zoti edhe tjetër s'ka.
Unë jom Zoti edhe kërkush s'asht si unë.

10 Qysh pi fillimit unë e kallxoj përpara qysh ka
me përfundu nji punë, edhe shumë ma herët e lajmëroj
qka hala s'asht bo. Unë thom: ‘Vendimi jem ka
me qëndru, edhe kom me bo gjithçka që du.’

11 Pi lindjes e thërras nji shpend grabitqar, pi nji vendi
t'largët e thërras nji burrë që ka me e kry
vendimin tem. Unë kom folë edhe kom me e bo
me ndodh. E kom vendos edhe kom me e kry.

12 M'ngoni, ju që e keni zemrën kokëfortë,
ju që jeni larg pi drejtësisë.

13 E kom afru drejtësinë teme. Ajo s'asht
larg edhe shpëtimi jem s'ka me u
vonu. Kom me pru shpëtim n'Sion edhe
kom me ia dhanë Izraelit lavdinë teme.”