Isaia 47

Aus bibla-popullore.org
Version vom 24. Oktober 2026, 21:22 Uhr von BiblaPopulloreBot1337 (Diskussion | Beiträge)
(Unterschied) ← Nächstältere Version | Aktuelle Version (Unterschied) | Nächstjüngere Version → (Unterschied)
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Zhdryp poshtë e ulu në pluhun, o
bijë e virgjër e Babilonisë. Ulu në
tokë, aty ku s'ka fron, o bijë
e kaldeasve. Se kurrë ma s'kanë me
të thirrë të butë e të llastume.

2 Merre mullinin e dorës edhe bluaj miell.
Hiqe mbulesën e ftyrës.
Përvishi rrobat e gjata, zbuloji kambët.
Kalo nëpër lumenj.

3 Lakuriqësia jote ka me u pa, turpi yt ka
me dalë para krejtve. Unë kam me marrë hak edhe
s'ka njeri që ka me mujtë me m'dalë përpara.

4 „Aj që na ka ble prapë,
Jehovai, Zoti i ushtrive, e ka emnin,
aj asht i Shenjti i Izraelit.“

5 Rri aty në heshtje edhe shko në
terr, o bijë e kaldeasve. S'kanë
me të thirrë ma zonja e mbretnive.

6 Unë jom zemëru me popullin tem. E
kam përdhosë trashëgiminë teme edhe e kam lonë
në dorën tande. Po ty s'të ka
ardhë gjynah për ta. Bile edhe të moshuemve
ua ke ngarku nji zgjedhë të randë.

7 Ti ke thanë: „Unë kam me mbetë zonja përgjithmonë.“
Po ti s'i ke marrë për zemër krejt këto gjana,
as s'ke mendu qysh ka me përfundu krejt kjo.

8 Tash ngjo ti, që je dhanë mas
qejfeve, që rrin e sigurt edhe menon:
„Unë jom ma e madhja, s'ka
tjetër si unë. S'kam me mbetë e
vejë. Kurrë s'kam me i humbë fëmijët.“

9 Po të dyjat kanë me t'ra papritmas, për nji ditë të
vetme: humbja e fëmijëve edhe me mbetë e vejë. Krejt këto
kanë me të goditë me krejt fuqinë, për shkak të
magjive tua të shumta edhe krejt fjalëve tua të fuqishme magjike.

10 Ti je mbështetë në të keqen tande.
Ke thanë:
„Kurrkush s'po m'sheh.“ Mençunia edhe dija jote të kanë mashtru edhe ti po menon:
„Unë jom ma e madhja, s'ka tjetër si unë.“

11 Po fatkeqësia ka me të ardhë, edhe asnji pi magjive tua s'ka
me mujtë me e ndalë. E keqja ka me të goditë, e
ti s'ke me mujtë me e largu. Nji shkatërrim i papritun
ka me të ardhë, që as s'të ka shku mendja për të.

12 Vazhdo pra me fjalët e tua magjike edhe me krejt
ato magji të shumta, me të cilat je mundu qysh
pi rinisë. Ndoshta po të kryjnë naj punë, ndoshta
mundesh me i bo njerëzit me u tutë para teje.

13 Je lodhë pi këshilltarëve tu të shumtë.
Le të çohen tash e le të shpëtojnë,
ata që e adhurojnë qiellin, që i
kqyrin yjet, që sa herë del hana e
re, kallxojnë qka ka me të ndodhë.

14 Shih!
Ata janë si kashtë e thatë.
Zjarri ka me i djegë.
S'kanë me mujtë me e shpëtu veten pi fuqisë së flakëve.
Këta s'janë thëngjij për me u nxehë, as zjarr para të cilit mundesh me u ulë.

15 Kështu ka me të ndodhë me magjistarët e tu,
me të cilët je mundu qysh pi rinisë. Ata
kanë me bredhë andej-këndej, secili në drejtimin e vet.
S'ka me pasë kurrkënd që ka me të shpëtu.