Kangë t'shejta 57

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 Më kallxo mirësi, o Zot, më kallxo mirësi,
se te ti po lyp mbrojtje. N'hijen e krahëve
tu po lyp mbrojtje, deri sa t'kalojnë telashet.

2 Po e thirri Zotin, Ma t'Naltin, Zotin e vërtetë,
që i jep fund ktyne telasheve për mu.

3 Aj ka me çu ndihmë pi qiellit edhe ka me m'pshtu.
Atë që po m'sulmon ka me e ndalë.
Sela Zoti ka me ma kallxu dashninë e vet besnike edhe besnikninë e vet.

4 Jom i rrethum me luana. M'duhet me nejt i
shtrim mes njerzve që dojnë me m'kapërdi, dhomt
e tyne jonë si shtiza e shigjeta, e gjuha
e tyne asht si nji shpatë e mprehtë.

5 U lartësofsh përmbi qiell, o Zot.
Lavdia jote le t'jetë përmbi krejt tokën.

6 Ata kanë shtru nji rrjetë për kamt e mia.
Jom kërrus pi mërzia.
Kanë hapë nji gropë para meje, po vet kanë ra mrena saj.
Sela

7 Zemra jem asht e vendosun, o Zot,
zemra jem asht e vendosun. Kom me
knu edhe kom me i ra muzikës.

8 Zgjohu, o lavdia jem.
Zgjohu, o vegël me tela, edhe ti, o harpë.
Unë kom me e zgju agimin.

9 Kom me t'lavdu mes popujve, o Jehova.
Mes kombeve kom me knu kangë për ty.

10 Se dashnia jote besnike asht shumë e madhe, e naltë
sa qielli, e besniknia jote shkon deri te retë.

11 U lartësofsh përmbi qiell, o Zot.
Lavdia jote le t'jetë përmbi krejt tokën.