Kangë t'shejta 60

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 O Zot, ti na ke hedhë poshtë, na i ke thy vijat e mbrojtjes.
Ti u konë i zemrum me neve, po tash na prano apet!

2 Ti e ke dridhë tokën edhe e ke çarë.
Shëroja të çarat, se po shembet.

3 Ti e ke lonë popullin tand me hjekë shumë.
Na ke dhanë me pi venë që na bon me u lëkundë.

4 Jepu nji shenjë atyne që kanë tutë e respekt për ty, që me ikë e me iu shmangë harkut.
Sela

5 Na pshto me dorën tane t'djathtë edhe na u përgjigj,
që ata që i don ti me u liru.

6 Zoti ka folë n'shenjtërinë e vet: “Kom me brohoritë
pi gëzimit, kom me e nda Sikemin si
trashëgimi, edhe kom me e matë luginën e Sukotit.

7 Gileadi asht i jemi, edhe Manaseja,
e Efraimi asht helmeta për kryt tem.
Juda asht shkopi jem i komandës.

8 Moabi asht legeni jem për me u la.
N'Edom kom me e gjujt sandalen teme.
Mbi Filistinë kom me brohoritë si fitimtar.”

9 Kush ka me m'çu te qyteti i rrethum?
Kush ka me m'prijë deri n'Edom?

10 A s'je ti, o Zot, edhe pse na ke hedhë poshtë,
ti, Zoti jonë, që s'po del ma me ushtritë tona?

11 Na ndihmo n'kët hall, se
shpëtimi pi njerzve s'vlen kurgjo.

12 Me ndihmën e Zotit kemi me marrë fuqi,
edhe aj ka me i shkelë kundërshtarët tonë.