Kangë t'shejta 65

Aus bibla-popullore.org
Zur Navigation springen Zur Suche springen


1 N'Sion po t'pret lavdërimi, o Zot.
Na kemi me i mbajt premtimet që i kemi bo para teje.

2 O ti që i ndigjon lutjet, te ti kanë me ardh njerëz t'gjithfarë llojeve.

3 Gjynahet e mia m'kanë mundë, po
ti na i mbulon gjynahet tona.

4 Lum aj që ti e zgjedh edhe e
afron ngat vetes, që me jetu n'oborret
e tua. Na kemi me u ngi me
t'mirat e shpisë tane, t'tempullit tand t'shenjtë.

5 Me vepra t'drejta që na mbushin me tutë
e respekt, ti ke me na u përgjigj, o
Zot i shpëtimit tonë. Ti je shpresa e
krejt skajeve t'tokës edhe e deteve ma t'largëta.

6 Me fuqinë tane ti i ke bo malet me nejt fort n'venin e vet.
Ti je i veshun me fuqi.

7 Ti i qetëson detet që ushtojnë, krismën
e dallgëve t'tyne edhe zhurmën e popujve.

8 Njerëzit që jetojnë n'venet ma t'largëta kanë me u mahnitë me tutë e respekt prej shenjave tua.
Pi lindjes deri n'perëndim, ti ke me i bo njerëzit me brohoritë pi gëzimit.

9 Ti kujdesesh për tokën, e
bon shumë pjellore edhe t'pasun. Përroi
i Zotit asht plot ujë.
Ti u jep njerëzve drithë, se
qashtu e ke përgatitë tokën.

10 Ti ua jep ujë brazdave t'saj edhe e
rrafshon tokën e lavrume. Me shira e
zbut tokën edhe e bekon atë që rritet.

11 Ti e kurorëzon vitin me t'mira.
Gjurmat e rrugëve tua jonë plot bollëk.

12 Kullotat e vendeve t'egra jonë plot e
përplot, e kodrat jonë veshë me gëzim.

13 Kullotat jonë mbulu me kope, e luginat
jonë mbulu si me nji qilim drithi. Krejt
po brohorisin pi gëzimit edhe po knojnë.